Torte bingo
Torte bingo

Torte bingo

Kuzhint.com

Perbersit:

-4 luge sheqer,

-1 pluhur per pjekje,

-5 luge arra te bluara,

-2 luge vaj,

-1 luge miellë,

Perbersit per kremin:

-1. 5 l qumesht,

-4 pudinga vanile (160 gr),

-3 luge sheqer,

-250 gr margarine,

-100 gr sheqer pluhur,

-150 gr biskota te bluara,

-150 gr cokollate,

-200 gr jaffa biskote,

-200 gr pishkote biskota,

-300-400 ml leng portokalli,

Se pari ndahen te bardhat nga te verdhat e vezeve.

Te bardhat tunden ne shkume te forte e me pas shtohen te verdhat nje nga nje duke i tundur vazhdimisht.

Pastaj shtojme vajin, e perziejme.

Shtojme arrat e bluara, miellin e perzier me pluhurin per pjekje dhe perziejme ngadale me luge.

Pasi masa te jete perzier mire, qesim ne kallep te rrumbullaket 26 ose drejtekendesh 20×30 cm.

Kallepi te jete lyer me yndyre dhe te jete mbuluar me leter per pjekje.

Piqet ne 200 grade per 5 minuta dhe pastaj zvoglohet temperature ne 180 grade edhe per 10-15 minuta.

Pasi te piqet lihet te ftohet teresisht.

Nga sasia e qumeshtit ndajme nje gote qumesht te ftohet kurse pjesa tjeter e qumeshtit vihet te vloje.

Me qumeshtin e ndare tretim pluhurin e pudingave te perzier me sheqerin.

Pastaj ne qumeshtin qe vlon qesim pudingat e tretura dhe perziejme derisa te trashet masa.

Pasi te jene trashur pudingat e ziera i largojme nga zjarri dhe e leme qe te ftohet teresisht.

Ne nderkohe perziejme margarinen e qendruar ne temperature ambienti me sheqerin pluhur dhe kete perzierje ia qesim pudingave te ziera te ftohta dhe e perziejme mire.

Ndahet nje e treta e kremit dhe ne te qesim cokollaten e shkrire.

Ne nje te treten tjeter qesim biskotat e bluara dhe e perziejme,

Ne mbetet dhe nje e treta e kremit i cili mbetet me ngjyre te verdhe.

Renditja behet ne kete menyre:

Se pari qesim peten e pjekur dhe te ftohur dhe te lagur me lengun e portokallit.

Pastaj qesim shtresen me kremin me biskota.

Pastaj biskotat jaffa te njomura me lenge portokalli dhe i redisim mbi kremin me biskota me pjesen e cokollates te kthyer ne anen e poshtme, kurse persiper mbetet pjesa e verdhe e biskotave jaffa.

Persiper biskotave jaffa qesim kremin me cokollaten dhe rrafshojme mire.

Persiper shtreses me kremin e cokollates qesim nje shtrse me pishkota te njomura edhe ato me leng portokalli.

Persiper pishkoteve qitet kremi i verdhe vetem me pudinge dhe rrafshohet mire.

Torta e pergaditur ne kete menyre lihet te qendroje 3-4 ore ne frigorifer dhe pastaj dekorohet sipas deshires.

Preferohet qe krejt pergaditja e kesaj torte te behet ne kallep te cilit mund ti largohet rrethi ose ne ndonje ene te thelle ku paraprakisht eshte mbuluar me folie najlloni.

Tanime kur embelsira eshte ftohur largohet me lehete nga ena ku e kemi pergaditur dhe me lehte e dekorojme.

Ju beft mire!

Embelsir e mire dhe leht e gatuar.


Fjalet kyqe : embelsira  torte  bingo  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Petulla te mbushura me djath dhe sallam
Pogaçe me djathë
Kek me reqel vishnje