Torte “Raffaello”
Torte “Raffaello”

Torte “Raffaello”

Kuzhint.com

A ju pelqen kokosi? A ju pelqen stina e verës e cila ju asocon në aromën e saj? Në vazhdim do ju mësojmë se si të bëni torte raffaello, të cilën do ta adhuroni pa masë.

Përbërësit e nevojshëm për pandispanjën (korën) : 150 gr sheqer, 1 luge çaji ekstrakt vanilje, 170 gr miell, 40 gr gjalpë, 300 ml krem (shllag), 250 ml krem kokosi, 200 gr çokollatë e bardhë, 350 gr djathë mascarpone, 100 gr miell kokosi.

Për kremin përbërësit shtesë: 1 filxhan Amaretto, ose përzierje me 2-3 lugë çaji ekstrakt te bajameve100 gr bajame, 30 gr miell kokosi, toptha raffaello për dekorim

Që përgatitja e tortës të jetë me sukses, të gjithë përbërësit duhet të jenë në temperaturën e dhomës.

Filloni duke përgatitur korën, shkrini gjalpin dhe lëreni të ftohet në temperaturë dhome, krijoni formën e rrumbullakët duke vënë edhe letrën për pjekje.

Në një enë të madhe, me mikser elektrik rrahni vezët, ekstraktin e vaniljes si dhe sheqerin derisa të shkumëzojnë, përafërsisht 7-10 minuta.

Shtoni miellin tri herë duke i përzier me vezët e rrahur dhe me ndihmën e një luge të madhe bashkoni masën deri sa të kompaktësohet.

Në përzierjen e fundit të miellit, shtoni edhe gjalpin e shkrirë.

Masën e përgatitur hidheni në formën paraprake të tortës (kallëpin e rrumbullakët) dhe piqeni në furrë të ngrohtë në 175 gradë, për rreth 30-40 minuta.

Kur korja të jetë pjekur dhe ftohur, bëni prerjen në mënyrë horizontale në tri pjesë të barabarta, dhe lëreni mënjanë deri sa të përgatitni kremin.

Sa më parë, ngrohni kremin dhe kremin e kokosit (nëse nuk mund të gjeni krem kokosi mund ta përdorni edhe atë të thjeshtë) dhe ndani çokollatën e bardhë në formë të copëtuar, përzieni mirë deri sa të fitoni një masë apo salcë të butë prej çokollate.

Lëreni çokollatën të ftohet në temperaturë dhome, mbulojeni dhe lëreni të ftohet në frigorifer të paktën për 12 orë.

Ditën tjetër, kremin e çokollatës përzieni me djathin mascarpone, shtoni miellin e kokosit dhe përzieni mirë këta përbërës.

Gjethet e thekura të bajameve renditni anash tortës duke e dekoruar atë.

Pjesën e parë të korës së tortës, vendoseni në një enë për shërbim, hidhni Amaretton apo çajin dhe hidhni 1/3 e kremit, pastaj vendosni korën tjetër dhe vazhdoni procedurën derisa materiali të përfundojë.

Në fund, tërë tortën lyeni me krem, ndërsa anash ngjitni bajamet e thekura.

Nëse dëshironi, sa për dekorim mbi tortë mund të vendosni toptha të vegjël raffaello dhe në fund lëreni që të ftohet.


Fjalet kyqe : embelsira  torte  raffaello  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Pogaqe lule me pershut dhe djath
Kek me leng potokalli
Si ta largojm erërat e kqija nga shtëpia