Torte çokolladë me rende
Torte çokolladë me rende

Torte çokolladë me rende

Kuzhint.com

Perbersit:

* 8 kokrra vezë,

* 8 luge sheqer,

* 10 luge miellë,

* 30 g çokollatë për zierje,

*1 peciv,

*1 pako sheqer pluhur,

* 250 g gjalpë,

* 300gr arra te bluara,

300 gr keksa te bluar,

*1 puding vanilje,

*1 vanil,

* levorja e nje limoni,

Per dekor;

* shllag qokollad ose ajke,

* qokollad te zeze,

*arra te bluara,

Pregatitja:

Ndahen 8 vez veq e veq Të bardhat e vezëve me sheqer, miksohen, bëhet një masë shumë e forte.

pastaj edhe nga të verdhat e vezëve me sheqer bëhet shkuma e forte.

Të verdhave të vezëve së pari u shtohet mielli me peciv e pastaj shkuma e bardhë e vezevesi dhe levorja e nje portokalli dhe perzie me tel kuzhine.

Me letër për pjekje mbulojm tepsin(me diametër prej 23 e 23cm), dhe masa e bërë gati qitet në kët tepsi dhe piqet ngadal në180 shkallë C.

Pasi te jet pjekur e hekim nga furra e rrotullojm, ku dhe e ndajm ne tri pjes te barabrta

Ne nje ene rrahm margarinen me sheqer pluhur pastaj ne te ia shtojm pudingen me kakao qe duhet ta prgaditni sipas udhezimeve ne pako dhe te ftohni, pastaj ia shtojm keksat e bluar dhe arrat e bluar dhe ne fund i shtojm kore limoni ne rende e perziejm masen mire me lug dhe me kete krem ngjiten petet per kete torte (Ky krem futet në frigorifer për tu ftohur.

Pastaj i renditim petat duke i lyer ne mes me kremin e ftohur te pregaditur me pare

Pasi te kemi perfundu me renditjen e petave torten dhe kremit torten e lyejm me qokollad te zeze e rrafshojm mire ku siper i japim dekor dhe e zdukurojm me arra te bluara dhe shllag ose ajke me qokollad.

Per dekorimin e tortes me mire eshte qe gjate pregaditjes ta shikoni foten ne facebook nese deshironi qe torta juaj te merr kete pamje.

Ju beft mire!


Fjalet kyqe : embelsira  torte  rende  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Torte me krem vanilje
Kollpite me spinaqe
Kofsha  pule me patate në furrë