Tortë Toska
Tortë Toska

Tortë Toska

Kuzhint.com

Përbërësit: 80gr bajame të grira, 140gr çokollatë për gatim, 5 vezë, 140gr gjalpë, 250gr sheqer, 50gr bukë e grirë, 20gr miell, 140gr sheqer pluhur, 4 vezë, 300gr lajthi të grira. Përgatitja: Thyejmë 5 vezë dhe i ndajmë të bardhat nga të verdhat.

Të verdhat e vezës i hedhim në enën për përzierje, ndërsa të bardhat në një enë anash.

Në enën për përzierje e hedhim gjysmën e sheqerit dhe i rrahim me mikser, derisa të shkrihet sheqeri. Të bardhat i rrahim me mikser dhe në enë e shtojmë sheqerin e mbetur.

Pasi shkrihet sheqeri, e fikim mikserin. Në enën për përzierje i shtojmë bajamet e grira dhe përziejmë me lugë.

I shtojmë edhe lajthitë e grira, të bardhat e rrahura, bukën e grirë dhe miellin.

Përziejmë me lugë, derisa të bashkohet masa. Kallëpin e lyejmë me gjalpë dhe në të e derdhim brumin për tortë.

E rrafshojmë sipërfaqen.

Kallëpin e vëmë në furrë dhe pjekim 20 minuta, në temperaturë prej 175 gradë. Fillojmë me përgatitjen e kremit.

E copëtojmë çokollatën dhe e shkrijmë në enë mbi avull. Në enën për përzierje e hedhim gjalpin dhe e rrahim me mikser. E shtojmë sheqerin pluhur dhe pasi gjalpi fillon të shkumvzohet, shtojmë 4 vezë, një nga një.

Në enë e shtojmë çokollatën e shkrirë të ftohur.

I rrahim me mikser, derisa të bashkohet masa. Pandispanjën e pjekur e presim përgjysëm.

Copën e poshtme e lyejmë me krem.

E vëmë copën e dytë të pandispanjës.

Me krem e lyejmë tërë tortën.

Pjesët anësore të tortës i kalojmë në bajame të prera në fije.

Kremin e mbetur e vëmë në shiringë kuzhine.

Me ndihmën e shiringës, e zbukurojmë tortën.

Zbukurimin e perfundojmë me 8 kokrra lajthi.

Tortën e presim në copë. Shpërndaje në Facebook


Fjalet kyqe : embelsira  torte  toska  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Tri menyra si ta largojme mykun pa toksina
Pide turke vegjetariane
Vetitë shëruese të dredhëzës së malit