Tortë me luleshtrydhe (dredheza)
Tortë me luleshtrydhe (dredheza)

Tortë me luleshtrydhe (dredheza)

Kuzhint.com

Përbërësit: 7 të bardha të vezëve, 14 lugë sheqer, 1 lugë uthull

Kremi i verdhë: 1/2 l qumësht, 180 gr sheqer, 75 gr miell, 7 të kuqtë e vezëve, 2 kese vanill sheqer, 250 gr margarin

Filli me dredhëza: 5 dcl lëng dredhëze, 3 pudinga të dredhëzes, 400 gr dredhëza, 200 gr sheqer dhe 3 kese shllag për dekorim

Përgatitja : Të bardhat e vezëve dhe sheqeri rrahen me mikser ne shpejtësinë më të madhe i shtojmë uthullen dhe e rrahim përsëri deri të formohet shkumë e fortë.

E qesim në tepsi me letër të yndyrshme dhe e pjekim(e thajmë) në temperaturë të ulët 100 *C rreth 1 orë e gjysëm.

Pasi të ftohet ia heqim letrën.

Të verdhat e vezëve, sheqerin, vanill sheqerin dhe miellin i përziejmë me pak qumësht.

Qumështin tjetër e qesim të vlojë.

Kur të vlon qumështi e qesim masën e përgatitur të zihet disa minuta duke e pvrzier pa ndërprerë.

E mbulojmë dhe e lëmë të ftohet.

Pastaj ia shtojmë margarinën e rrahur me mikser dhe e përziejmë mirë.

E qesim mbi petën e pjekur.

Dredhëzat coptohen imët ose bluhen.

Pudingu, pak sheqer dhe 1. 5 dcl leng dredhëze përzihen.

Lengu tjeter qitet të vlojë me sheqer.

Kur të vlojë qiten pudingat dhe zihen pak si cdo puding tjeter.

E lemë të ftohet dhe ne fund e hedhim mbi kremin e verdhë.

Përmbi e dekorojmë me shllag.


Fjalet kyqe : embelsira  torte  luleshtrydhe  dredheza  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Torte e thjesht me limon dhe miell misri
Speca te kuqe me hudhra
Tatli turke me bollgur