
Tortë me lajthi
Kuzhint.comPërgatitja:
150 g gjalpë,
150 g sheqer,
100 g miell,
1 qese maja pluhur,
100 g lajthi të pjekura,
200 g çokollatë për gatim,
Për mbushje: 100 ml ajkë.
Për shtresën e sipërme:
150 g çokollatë për gatim,
disa pika esencë vanilje,
60 ml ajkë e lëngshme,
Përgatitja:
Gjalpin me sheqerin i vendosim në një enë dhe i përziejmë derisa të bëhet si shkumë.
Shtoni të verdhat e vezëve, një nga një, miellin e situr dhe në fund majane.
Lajthitë dhe çokollatën e grirë i përziejmë bashkë; rriheni si borë të bardhën e vezëve me pak kripë dhe shtojani përzierjes, duke u kujdesur që të mos ulet.
Hidheni brumin në tavën e bërë me gjalpë dhe miell dhe piqeni në furrën tashmë të nxehtë për afro 50 minuta.
Ndërsa ëmbëlsira është në furrë, rrihni ajkën (panna).
Për të bërë shtresën e sipërme të tortës, shkrini çokollatën në banjo maria (enë mbi enë me ujë) dhe punojeni me një shpatull duke i shtuar ca pika esencë vanilje dhe ajkë të lëngshme.
Living. al
Fjalet kyqe : embelsira torte lajthi
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

Kafeja nuk ju jep vetëm shije, por edhe bukuri

Kuleq te mbushur
