Tortë me biskota
Tortë me biskota

Tortë me biskota

Kuzhint.com

Përbërësit 1 litër qumësht 3 pako biskota 1 gotë sheqer 1 lugë kakao 3 pako puding Përgatitja Në një tenxhere ngrohim qumështin dhe në moment që është i vakët hedhim pudingun të cilin e kemi tretur më parë me pak ujë ose qumësht. Gjatë kohës që e hedhim, e përziejmë me kujdes në mënyrë që masa të bëhet sa më kremoze. Në moment që trashet masa i shtojmë kakaon e holluar me ujë, një gotë sheqer, pasi i përziejmë i heqim nga soba.

Më pas hapim pakot e biskotave dhe fillojmë i shtrojmë në një enë të përshtatshme. Procedura është e thjeshtë, një shtresë biskota, 1 shtresë nga kremi i përgatitur. Në fund hedhim disa biskota të grira, dhe sipas dëshirës mund të shtojmë dhe reçel dhe arra.

Më pas e vendosim në frigorifer dhe torta është gati. Ju beft mire!!


Fjalet kyqe : embelsira  torte  biskota  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Mufinsa per mengjes
Kek me kajsi të thata
Te vjellat dhe era e keqe e gojes