Tortë me çokolatë dhe bajame te bluara
Tortë me çokolatë dhe bajame te bluara

Tortë me çokolatë dhe bajame te bluara

Kuzhint.com

Perberesit:

300 gr Bajame te bluara

300 gr Cokolate per gatim

Nje luge gjelle kakao

180 gr Buter (gjalp)

50 gr Sheqer ngjyre kafeje

Per glasuren ju nevojiten 100 gr cokolate edhe 50 ml ajke.

3 Luge gjelle bajame te coptuara per dekor

Pergaditja:

Nxehim furren ne 175 Grad.

Grryejme ne rende 200 gr cokolate pastaj e bashkojme ne nje ene me bajamet e bluara.

Ia shtojme kakaon, gjalpin dhe sheqerin.

Ndajme vezet.

Te bardhat i rrahim me mikser deri sa te forcohet masa. Rrahim me mikser masen e perzier me gjalpin pastaj ia shtojme te verdhat e vezeve.

Pasi te jene perzier mire perberesit ia shtojme me kujdes te bardhat e vezeve dhe i perziejme ngadal.

Ne fund ia shtojme 100 gr cokolate te coptuar.

Derdhim brumin ne tepsi te rrumbullaket 26 cm te lyer me gjalp qe ju largohet rrethi e rrafshojme mire dhe e vendosim tepsin ne furre qe te pjeket torta 30-35 minuta.

Provo me piru a eshte pjekur brumi mire.

Pasi te pjeket e largojme nga furra e lem te ftohet pak pastaj e lyejm siper me cokolaten e shkrire me ajken dhe e dekorojme si ne foto me bajame ose si te doni ju.

Torta mund te hahet e nxeht ose e ftohet mas 2 ore.

Torte e pergaditur nga TeGatuajm


Fjalet kyqe : embelsira  torte  qokolate  bajame  bluara  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Kifle shtepie nga Erza Zuka
Tortë e shkrifët me  mbushje të arrave
Trileçe me krem karamel dhe qokollad