Tortë karamele
Kuzhint.comPërbërsit e recetës :
8 vezë, 250 gr sheqer, 100 gr arra të bluara, 3 lugë trosha të bukës, 5 lugë miell. Për krem: 350 gr sheqer, 1/2 litër qumësht, 1 copë vanilje, 6 lugë miell, pak qumësht të ftohtë, 250 gr gjalpë.Pregaditja e recetës :
Rrihen mirë të verdhat e vezëve dhe sheqeri, në të shtohen arrat e bluara, troshat e bukës, mielli dhe në fund shkuma e fortë prej të bardhave të vezëve.
Masa piqet në kallëpin e lyer me yndyrë dhe miell.
Torta e ftohur pritet përgjysmë dhe mbushet me krem.
Kremi:Sheqeri digjet mirë derisa të marrë ngjyrën e arit.
Në enë të posaçme vlohet gjysmë litri qumësht bashkë me një copë vanilje dhe lihet të ftohet.
Masa e hollë përgatitet me 6 lugë miell, përzihet dhe tundet me pak qumësht të ftohtë, pastaj kjo zbrazet në qumësht të ftohur dhe në fund shtohet sheqeri i djegur.
Kremi zihet derisa të mos trashet.
Kur kremi ftohet në të vendoset gjalpi i rrahur, e me këtë mbushet torta dhe lyhet nga jashtë.
Fjalet kyqe : embelsira torte karamele