Tortë e thjeshtë për diabetikë
Tortë e thjeshtë për diabetikë

Tortë e thjeshtë për diabetikë

Kuzhint.com

Përbërësit ; -260 gr miell -40 gr kakao e hidhur -50 gr fructan(sheqer diabetal) -1 luge kafeje me sodë buke -10 gr uthull e bardhë -200 gr ujë i ftohtë -1 bustinë me vanilje -30 gr vaj luledielli Për ta dekoruar: -50 gr çokollate fondente (diabetale) -lajthia të pjekura ose arra Pergaditja; Në një ene hedhim miellin, kakaon, fructanin dhe sodën e bukës. dhe i përziejmë mirë me një shpatull ose lugë druri.

Më pas me bishtin e një lugë ne masen e pregaditur do të bëjmë tre vrima njërën më të madhe për vajin, një më të vogël për uthullën dhe një të vogël fare për vaniljen. Do të hedhim tek çdo vrimë përbërësit dhe menjëherë pastaj do të hedhim ujin duke e përzier me shumë shpejtësi. Do e hedhim brumin në një tavë me diametër 24 cm të lyer më parë me gjalpë dhe pak miell dhe do e pjekim në furrë për rreth 30 minuta.

Mos harroni të bëni provën me kruajtësen e dhëmbëve për të parë nëse është pjekur sepse koha e pjekjes ndryshon nga një furrë tek tjetra. Ndërkohë që torta piqet, shkrijmë çokollatën me pak gjalpë në një tenxhere me zjarr të ulët.

Kur torta të jetë pjekur do i hedhim sipër çokollatën e shkrirë dhe e spërkasim sipër me lajthia.. Kjo recetë mund të përgatitet shumë mirë edhe për ato persona që nuk janë diabetikë duke zëvendësuar fructanin me 120 gr sheqer kaf dhe është tortë e leht meqenëse nuk përmban as gjalpë dhe as vezë. ju beft mire!


Fjalet kyqe : embelsira  torte  thjeshte  diabetike  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Toptha me gjizë
Krofne
Embelsire me mak dhe gjize