Torta Mimoza
Torta Mimoza

Torta Mimoza

Kuzhint.com

Përbërësit për pandispanjën:

75 gr miell

75 gr niseshte patate

pak pluhur vanilje

150 gr sheqer

Përbërësit për kremin:

70 gr miell

500 ml qumësht

1/2 lekure limoni

6 të verdha vezësh

pak vanilje

180 gr sheqer

Përbërësit për mbushjen:

500 gr ananas ( 1 vazo komposto ananas)

1 gotë të vogël Grand Marnier

500 ml pana ( ajkë qumeshti)

100 gr sheqer puder

Përgatitja

Pregatitja e pandispanjës;

Ndajmë të bardhat e vezëve nga të verdhat, këto të fundit i rrahim me fruste elektrike me gjysmën e sheqerit derisa të arrijme të kemi një përbërje të fryrë, e me ngjyre të verdhë të hapur.

Në një tas tjetër rrahim të bardhat me pjesën tjetër të sheqerit dhe pak kripë.

Bashkojmë të bardhat me të verdhat me kujdes, pastaj shtojmë vaniljen, miellin e niseshten e situr.

Përziejmë me kujdes dhe e hedhim përberjen në një tepsi të rrumbullaket me diameter 24 cm.

E fusim në furrë të ngrohur paraprakisht, e pjekim për 35-40 minuta në 180 .

Pregatitja e Kremit;

Pastaj përgatisim kremin, ziejme qumeshtin me pak vanilje e lekuren e limonit ( që do e heqim me vonë).

Në një tas rrahim të verdhat e vezave me shqeqerin, më pas i hedhim qumeshtin me ngadalë dhe i përziejmë mirë, shtojmë dhe miellin me ngadalë, i ziejmë derisa kremi të trashet duke e përziere gjithmonë me kujdes.

Lëmë pandispanjen dhe kremin të ftohen.

Marrim pandispanjën dhe e presim horizontalisht pjesën e sipërme, me ndihmën e nje thike të vogel presim pjesën brenda të pandispanjës ( sikur po hapim një grope), heqim me kujdes tulen brënda dhe e presim në copa të vogla në forëm kubi, me dorë i japin forëm të rrumbullaket si kokrrat e lules së mimozës…

Në një tas kullojmë anansin dhe gjysmen e lëngut të kompostos e përziejme me grand marnier dhe e përdorim për të lagur pandispanjën.

Presim në copa të vogla ananasin.

Me anë të një fuste elektrike, montojmë panën me sheqerin pluhur dhe e shtojme me ngadale kremit të pergatitur me parë që tashmë është ftohur, lëmë një pjesë veçantë dhe pjesës tjetër i shtojmë edhe anansin.


Fjalet kyqe : embelsira  torta  mimosa  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Torta zeber me puding
Torte me kakao dhe me schmande nga  tegatuajm.com
Gjizë e bërë në shtëpi