Toptha të mbushura me kumbulla
Toptha të mbushura me kumbulla

Toptha të mbushura me kumbulla

Kuzhint.com

Për 12 copa;

500 g patate të ziera,

250 g miell të butë,

50 g gjalpë, 1 vezë,

1/2 pako e pluhur pjekje,

12 kumbulla më të vogla

Perbersit shtes;

50 g gjalpë,

buk e thermuar(prezle),

sheqer kristal,

sheqer vanilje kanellë (që i pëlqen)

Pergaditja;

Ne fillim i ziejm patatet (nese deshironi mund ti qeroni ose jo)dhe pasi te jen zieri shtypim duke i bërë pure.

Pastaj shtojm miellin me pluhur per pjekje, vezët dhe përziejm me duart i perziejm qe te behet nje brumë mjaft i butë dhe pak ngjitës,

Nese eshte shumë ngjitës, shtoni më shumë miellë një lugë gjelle, por jo më shumë se kaq, brumi duhet të mbetet i butë ku atë brum e bejm si rolle dhe e ndajm në 12 feta.

Vendosim në sobë (zjarr) një tenxhere të madhe me ujë të kripur.

Nderkoh lahen kumbullat i heken farat dhe ne qdo feta te brumit në çdo cop ne mes vendosim nga nje kumbull. derisa te përfundojm me të gjitha copat duke i dhene forma te rrumgullakt.

Ndërkohë vlon uji ulim pak temperaturen dhe fillojm ti vendosim një nga një, në ujë per 15 minuta që të zien.

Gjatë kësaj kohe marrim një tigan teflon dhe shkrihet gjalpi per ti skuqur topthat pasi njëher i kemi mbedhtjel më therrime buke deri sa te marrin nje ngjyrë te arte.

Menjeher pasi te jen skuqur i marrim dhe i rrotullojm ne sheqerin e perziem me kanellë dhe sheqer vanilje.

Sherbehen te nxehta. tortatorta. blogspot.


Fjalet kyqe : embelsira  toptha  mbushura  kumbulla  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Krem qershie(per 4 porcione)
Princess krofne
 Torte me bruznica dhe çokolladë