Toptha Rafaello
Toptha Rafaello

Toptha Rafaello

Kuzhint.com

Përbërësit: 2 pudinga vanile 500 ml qumësht 5 lugë sheqer 2 kese sheqer vanile 200 gr margarin 200 gr sheqer pluhur 150 gr kokos Nevoiten edhe rreth 80 gr kokos për rrotullimin e topthave si dhe rreth 80 gr lajthi të pjekura. Përgatitja: Fillimisht ziejmë pudingun me qumësht, sheqer dhe vanil sheqer.

E lejmë të ftohet duke e përzier kohë pas kohe. Margarinën e rrahim me mikser me sheqerin pluhur, ia shtojmë pudingun e ftohur dhe kokosin.

E përziejmë mirë dhe e lejmë në frigorifer rreth 2 orë.

Pas kësaj kohe e marrim formojmë topthat, në mes ua shtijmë një lajthi dhe i rrotullojmë në kokos. Shpërndaje në Facebook


Fjalet kyqe : embelsira  toptha  rafaello  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Dieta ideale për secilën shenjë të horoskopit
Erëzat ”Pluhurat Magjike” Të Kuzhinës
Biskota me nurtela