Tavë me kunguj dhe salcë me mozzarella
Tavë me kunguj dhe salcë me mozzarella

Tavë me kunguj dhe salcë me mozzarella

Kuzhint.com

Përbërësit:

3 kunguj të rrumbullakët,

200 g djathë mozzarella,

100 g salcë domate për pica,

pak kripë,

pak piper,

pak rigon,

disa gjethe borzilok i freskët.

Për të përgatitur këtë pjatë veprojmë në këtë mënyrë: Pasi i kemi pastruar e larë mirë kungujt, i presim në feta me trashësi rreth 3-4 cm.

I pjekim në zgarë kungujt e prerë.

Më pas, pasi janë pjekur të gjithë, i vendosim me kujdes në një tavë me letër furre poshtë.

Sipër fetave vendosim nga një lugë salcë, kripë, piper, rigon e vaj ulliri.

Vendosim tavën në furrë me temperaturë 220 grad C për rreth 5-10 minuta.


Fjalet kyqe : receta  huaja  tave  kunguj  salce  mozzarella  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Brownie me mascarpone
Si te gatuajm ; Shendetlije
Hiqni puçërrat dhe rrudhat nga fytyra me këtë kremë