Tav me qofte ne furre
Tav me qofte ne furre

Tav me qofte ne furre

Kuzhint.com

Perbersit per 4 veta:

  • 500 gr mish te grire vici per qoftet
  • 2 qepe te njoma te prera holle
  • 2 grushta me graviera te grire (perdoret cdo lloj tjeter djathi)
  • kripe e piper
  • pak koper
  • pak gjalp
  • 1 veze

Per salcen:

  • 5-6 qepe te njoma te prea ne feteza
  • 350 gr kerpudha ne copeza 9te fresketa, ose te konservuara)
  • 1/2 gote vere e bardhe (perdora une, ne mungese uje)
  • kripe, piper
  • koper

Per mbulese:

  • 1 kg kos qeseje
  • 2 grushta graviera i grire
  • 2-3 veze
  • kripe, piper
  • dhe 1 grusht graviera per siperfaqen

Pergaditja;

Ne fillim ze brumin e qofteve me qepet e njoma, kimane, vezen kopren, gravieren, kripe e piper

I skuq lehte ne pak gjalp, aq sa te trupezohen.

I ve ne pirex dhe vazhdoj ne ate gjalp te qofteve, te skuq qepet e njoma me kerpudhat.

Pasi e pijne lengun e tyre, i shuaj me veren, kripos piperos dhe ne fund kopren.

Kete mase e hedh mbi qoftet dhe ne boshlleqet e tyre.

Per mbulesen me kos:

Rrah vezet lehte me tel, duke shtuar dhe kosin, kripen, piperin dhe djathin e grire.

Me kete mbuloj qoftet dhe e niveloj me luge.

Siper hedh djathin e grire qe lashe per ne fund.

Pjekja ne 180 grade, aq sa te marri ngjyre siper dhe te behet lehtesisht krokante nga djathi.


Fjalet kyqe : gjellera  qofte  furr  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Biskota me kokos
Biskota dy katesh
Përpeq i shijshm