Tatli  te mbushura
Tatli te mbushura

Tatli te mbushura

Kuzhint.com

Përbërësit :

  • 400 g Miell
  • 200 g Gjalpë
  • 150 gr Arra të grira
  • 150 gr Kokos
  • 50 gr Sheqer
  • 1 Pluhur për pjekje(pecive)
  • 2 Vezë
  • 100 ml Ajke

Sherbeti:

  • 1kg Sheqer
  • 1 l Ujë
  • Pak limon

Përgatitja:

Përziejmë miellin, kokosin dhe pluhurin për pjekje.

Rrahim me mikser vezët me sheqer dhe i shtojmë panën.

Ia hedhim miellin e perzier dhe i përziejmë të gjitha duke shtuar edhe gjalpin.

Mbulojmë brumin me qese kuzhine dhe e lëmë në frigorifer për 30 minuta.

Ngrohim furrën në 180 gradë.

Formojmë toptha nga brumi duke i mbushur me arra te coptuara dhe i vendosim në tepsi të lyer me pak gjalpë.

I pjekim 25 minuta.

Përgatisim sherbetin duke e zier 15 minuta në temperaturë të ulët.

E heqim nga zjarri dhe kur të ftohet pak i shtojmë lëngun e limonit.

Tatlisë ia hedhim sherbetin të vakët.


Fjalet kyqe : embelsira  tatlia  mbushura  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Salce e Bardhe
Levrek në skarë
Si t’i drejtoni flokët pa përdorimin e hekurit