Tartar me salmon dhe me fruta
Tartar me salmon dhe me fruta

Tartar me salmon dhe me fruta

Kuzhint.com

Përbërësit:

100 g salmon i freskët,

2 feta mangoje,

3 feta mollë jeshile,

Xhenxhefil,

1 lugë vaj ulliri,

Lëng laimi,

50 ml lëng portokalli,

20 g sheqer.

Përgatitja:

Pasi ta kemi larë, tharë dhe pastruar salmonin nga halat, e presim në kubikë të vegjël.

Mangon dhe mollën i presim po në kubikë dhe i shtojmë në një tigan duke i kaurdisur.

Hedhim sipër piper, kripë, vaj ulliri, shtojmë xhenxhefil të grirë dhe në fund hedhim edhe lëngun dhe lëkurën e laimit të freskët.

Ndërkohë që po përgatisim një salcë që do të shërbejë për bazën e pjatës, do të hedhim në një tigan lëngun e portokallit dhe sheqerin që i trazojmë derisa ky i fundit të tretet.

Kur salca të jetë gati e lëmë të ftohet.

Në fund e shërbejmë gatimin tonë duke hedhur fillimisht në pjatë salcën me lëng portokalli, e mbi të salmonin me frutat. living. al


Fjalet kyqe : receta  huaja  tartar  salmoni  fruta  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Pogaqe lule me pershut dhe djath
Biskota me kumbulla
CILI PËRBËRËS I VERËS SË KUQE NDIHMON NË FUNKSIONIN E MIRË TË