Të bërit iftar me hurme dhe ujë
Të bërit iftar me hurme dhe ujë

Të bërit iftar me hurme dhe ujë

Kuzhint.com

Studimi i fundit i mjekëve në botën arabe, që është faktuar dhe konfirmuar nga disa qendra studimore, për pritjen e iftarit fillimisht me disa hurma dhe ujë, e pas kësaj ti paraprijë falja e namazit të akshamit ngrënies së iftarit ka efekte të mira shëndetësore:

Ushqimi që më së shpejti e ripërtrinë trupin pas urise janë karbohidratet që i përmban hurma, e cila madje i ka me bollëk, ajo është gjithashtu e ëmbël, ëmbëlsia e së cilës e freskon gojën dhe e humbë ndjenjën e urisë.

Me ngrënien e hurmave dhe ujit përpara faljes së akshamit nuk e lën që organizmi të “bombardohet” me ushqim nga uria e madhe e cila pasi që teprohet dhe njeriu nuk ndjen ngopje për një kohë të gjatë trupi dhe stomaku mbingarkohet e si pasojë ngopja ndjehet me vonesë, porse ajo e rëndon me vonë personin i cili nuk është aq i lehtë për të vazhduar me agjendën e adhurimeve të Ramazanit siç është falja e teravisë apo të qendroje i pazgjuar më shumë se zakonisht pasi që ngrënia e tepërt ndikon në “lodhje” të sistemit digjestiv e si pasojë ajo preferon nxitjen e gjumit për ta “rehabilituar” veten si sistem.

Ujë i marë në një masë të vogël e humbë etjen e ditës së gjatë dhe e shtyp thatësinë e hurmës që hahet përpara saj.

Koha që kalon deri në uljen për të ngrënë pas faljes së akshamit është kohë e shkurtër e cila i mjafton sistemit nervor që ta “sensibilizoj” organizmin se uria dhe etja është thyer e si pasojë trupi ndjen një uri të paktë që rezulton në një ngrënie modeste dhe jo të tepruar, pra trupi nuk ndjehet i uritur e si pasojë besimtari të haj shumë.

Ndërprerja më e mirë që mund ti bëhet urisë së ditës së agjëruar është pikërisht me këto dy “elemente” për shkak të përbëresve organik që përmbajnë edhe atë në sasi të “përsosur” sa i përket asaj që i nevojitet organizmit në ato çaste.

Në këtë lloj iftari pikërisht qëndron edhe aftësia shëruese e agjërimit për një sërë sëmundjes pasi që ngrënia e iftarit pa këto përbërës dhe mos pauzimi ndërmjet ngrënies së hurmave dhe ujit dhe ushqimit eviton aftësinë shëruese të agjërimit madje siç e cekëm më lartë ajo shkakto“mbingarkese” të organizmit nga ngrënia e tepërt.


Fjalet kyqe : keshilla  berit  iftar  hurme  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Krempite më ndryshe
Pastice me kos, veze e djathe
Salca boloneze per pasta