TA KAM FALUR I DASHUR BABA
TA KAM FALUR I DASHUR BABA

TA KAM FALUR I DASHUR BABA

Kuzhint.com

Nje mesuese ne nje shkolle vazhdimisht shqetesohej nga pyetjet e kolegeve te saja.

Pse nuk martohesh?Ti je shume e bukur, ç’te pengon te martohesh? Etj... Nje dite, mesuesja vendosi t’u tregoje shkakun pse nuk martohej. Fillon rrefimin e saj: Ne lagjen time jetonte nje grua e cila kishte lindur 5 vajza, ndaj burri i saj e kishte kercenuar duke i thene se nese lindte edhe te 6-ten vajze, ai do ta divorconte.

E vertete, femija i gjashte ishte vajze.

Pasi lindi vajza e gjashte, babai merr foshnjen dhe ne mbremje e vendos tek dera e xhamise... Te nesermen, ne mengjes foshnja qendronte ende aty, nuk e kishte marre njeri.

E mori dhe e shpuri ne shtepi.

Cdo mbremje e vendoste tek xhamia, por ne mengjes e gjente po aty.

Kaluan 7 dite ne kete gjendje.

Nena e gjore vazhdimisht lutej per vajzen e braktisur nga babai zemergure… Burri merzitet nga kjo gjendje dhe e çon vajzen perfundimisht ne shtepi, ndersa nena gezohet tejmase.

Kaloi kohe dhe nena perseri mbeti shtatzene, por u shtua dhe ankthi i saj nga frika se mos lindte vajze perseri.

Por Zoti kishte caktuar dicka tjeter, lindi djale, mirepo pas lindjes se djalit i vdes vajza e madhe dhe sa here qe lindte djale i vdiste nje vajze, derisa i vdiqen 5 vajzat por nga ana tjeter i linden gjithsej 5 djem.

Vajza qe donte ta braktiste babai, ishte e vetmja vajze qe mbeti gjalle dhe 5 djemte. Kaluan kohe, vajza dhe vellezerit e saj u rriten ndersa nena e tyre e shkrete vdiq. Mesuesja e bukur (e pamartuar) i pyeti koleget e saja: A e dini se kush eshte ajo vajza qe jetoi dhe u rrit ne gjirin familjar mes 5 vellezerve? Une jam ajo, tha mesuesja. Une nuk jam martuar pasi te 5 djemte e kane braktisur babin tim te moshuar, ata jane larguar nga shtepia dhe vijne ta vizitojne babain nje apo dy here ne muaj.

Tani babai im eshte plak dhe une bej cdo gje ne ate shtepi, sikur te isha sherbetorja personale e tim ati. Sa here qe hyj ne shtepi, babai im nga pendimi vazhdimisht qan per ate qe pati bere me mua, ndersa une vazhdoj ta ngushelloj duke i thene: Shperndaje me miqet e tu, me ata qe akoma paragjykojne per gjinin e femijes, duani vajzat mos i injoroni e mos i perbuzni...


Fjalet kyqe : keshilla  falur  dashur  baba  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Tortë me  arra
Pogaqe e shpejt me susam dhe kos
Cilat janë ilaçet që këshillojnë mjekët për të ulur kolest