Supe me perime te stines
Supe me perime te stines

Supe me perime te stines

Kuzhint.com

Perberesit: • 1 qepe e vogel • 1 karrote • 1 kungull • 1 patate • 100 gr fasule gjysem te ziera • 100 gr bizele (ne kuti) • 1 presh (vetem pjesa e bardhe) • 100 gr lulelaker • nje kercell majdanoz • 1 dado per leng supe • majdanoz • vaj ulliri • kripe • piper i zi • nje thelpi hudher • djath kackavall i grire Udhezimet: 1.

Merni qepen, karroten, hudheren dhe majdanozin dhe pasi ti keni pastruar i prisni ne kubik te vegjel. 2.

Ne nje tenxhere qe nuk ngjit shtoni vajin e ullirit dhe kaurdisni qepen, hudheren, karroten dhe majadanozin. 3.

Kur perimet te kene humbur vellimin shtoni te gjitha perimet e tjera te lara dhe te prera ne cope te vogela. 4.

I lini dy minuta bashke me qepen duke i trazuar dhe me pas shtoni ujin deri sa te mbuloni perimet dhe shtoni dadon per leng supe dhe pak kripe sipas deshires. 5.

Mbuloni tenxheren me kapak dhe lini perimet te zjejne per gati 50 min ne flake te mesme. 6.

Ne fund shtoni pak majdanoz te grire dhe pak vaj ulliri. 7.

Sherbeni supen ne kupa dhe siper sperkateni me djath te grire dhe pak piper te grire ne qofte se deshironi. Ju beft mire!


Fjalet kyqe : supa  supe  perime  stines  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Stop mund  ti themi  duhanit me ndihmën e limonit.
Torte Dina
Mëlçi  te pjekur