Supë me spinaq, makarona dhe fasule
Kuzhint.comPërbërsit e recetës :
1 filxhan fasule të bardha, 2 lugë vaj ulliri, 2 qepë mesatare, 2 karota të mëdha, 1 tufë e vogël spinaq, 1 litër lëng pule, 2 thelpinj hudhre të grirë, 2 domate mesatare, 2 lugë gjelle borzilok i freskët ose 1 lugë çaji borzilok i thatë, 3/4 filxhan me makarona në formë tubi, 1 lugë çaji kripë, 1/2 lugë çaji piper, 1/4 filxhan majdanozPregaditja e recetës :
Fasulet i mbulojmë me ujë dhe i valojmë për dy minuta, pastaj i mbulojmë përsëri me ujë dhe i lëmë të qëndrojnë për një orë derisa të bymehen.
Në një enë nxehim vajin, hedhim qepët dhe më pas lëngun e pulës.
Shtojmë karotat, hudhrat, fasulet, domatet dhe borzilokun dhe i ziejmë për rreth 30 minuta.
E mbulojmë enën pjesërisht.
Ndërkohë ziejmë makaronat.
Të gjitha perimet e ziera i bëjmë pure.
Hedhim purenë në enë, shtojmë spinaqin e larë e të prerë hollë dhe makaronat.
I lëmë 5 minuta, shtojmë kripë, piper dhe dy lugë me majdanoz.
Fjalet kyqe : supa supe spinaq makarona fasule iftar