Supë me pulë
Supë me pulë

Supë me pulë

Kuzhint.com

Përbërsit e recetës :

4 filxhanë ujë, 2 filxhanë lëng pule pa kripë, 1 qepë e vogël e prerë në feta, 2 fileta pule, 1 gjethe dafine dhe 1 degëz majdanoz, 12 lugë vaj ulliri, 1 qepë e vogël e grirë, 1 thelb hudhër e grirë, 12 spec i gjelbër i prerë hollë, 2 domate mesatare të grira hollë, 12 spec djegës për shije, kripë dhe piper i zi i sapobluar, lëngu i një limoni, dhe lëkurat për zbukurim

Pregaditja e recetës :

Ngrohim furrën në 200 gradë.

Bashkojmë në një tenxhere ujin, lëngun e pulës, filetat, qepën, gjethen e dafinës, dhe majdanozin.

I ziejmë për 20 minuta derisa pula të jetë zbutur.

E kullojmë lëngun në një enë.

Grijmë pulën.

Në një tigan ngrohim vajin.

Shtojmë qepën, hudhrën, specin e gjelbër, domatet dhe specin djegës.

I gatuajmë derisa të zbuten, duke i përzierë herë pas here.

Shtojmë lëngun dhe pulën.

I ziejmë për rreth 5 - 10 minuta, derisa perimet të jenë zbutur. * I shtojmë kripë, piper për shije dhe lëngun e limonit e hedhim nëpër tasa.

I vëmë sipër pitet.

E servirim të zbukuruar me lëkurat e limonit.


Fjalet kyqe : supa  supe  pule  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Kek me puding
Smoothie per pastrimin e stomakut
 Gjoks pule me limon