Supë me patate dhe spinaq
Supë me patate dhe spinaq

Supë me patate dhe spinaq

Kuzhint.com

Përbërësit 3 patate 2 lugë gjelle miell 1 dorë gjethe spinaqi 1 qepë 2 thelpinj hudhër 2 lugë gjelle kos Vaj Ujë Kripë Përgatitja Hapi 1 Patatet pasi i qërojmë, i lajmë dhe i grijmë në kube të vegjël. Hapi 2 Në një tenxhere hedhim vajin, shtojmë qepët dhe hudhrën të grira imët.

I skuqim për pak kohë, i shtojmë patatet e grira dhe vazhdojmë t`i skuqim të gjitha bashkë.

Më pas i shtojmë ujin dhe i lemë të zihen derisa të bëhen patatet. Hapi 3 Në një enë tjetër përgatisim sosin për ta prerë. Hedhim miellin, kosin, një gotë ujë të ftohtë dhe fillojmë t`i përziejmë me shpejtësi me telin përzierës.

Më pas shtojmë një gotë ujë të nxehtë dhe vazhdojmë përzierjen derisa sosi të bëhet i vakët. Hapi 4 Patatet e ziera mirë i kthejmë me mikser në pure.

Pasi rregullojmë sasinë e duhur të ujit fillojmë t`i hedhim sosin e përgatitur pak e nga pak supës. Hapi 5 E lemë të ziejë në zjarr të ulët për gati 7-8 minuta.

Përpara se ta heqim tenxheren nga zjarri, i shtojmë brenda gjethet e spinaqit të grira hollë dhe e lemë të marrë një valë edhe për gati 1 minutë. Hapi 6 Pasi i hedhim kripën e hedhim tek tasat ku do ta shërbejmë.

Sipër i hedhim vajin e djegur me spec të kuq dhe i shtojmë copëzat e bukës të thara në furrë. Kujdes: Këtë supë duhet ta shërbejmë menjëherë pasi zihet në mënyrë që spinaqi mos ta humbë gjallërinë.


Fjalet kyqe : supa  supe  patate  spinaq  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

 Bukë shtepije
Pulë e stilit “Cordon bleu”
Torte me banane dhe qokollad