Supë franceze me qepë dhe hudhra
Supë franceze me qepë dhe hudhra

Supë franceze me qepë dhe hudhra

Kuzhint.com

Përbërësit:

1 kokë hudhër (pastrojini mirë gjithë thelpinjtë)

2 qepë të mëdha, të pastruara e të prera hollë,

900 ml lëng pule ose perimesh,

1 lugë gjelle gjethe majdanozi, të prera hollë,

1 lugë gjelle me gjethe koriandri, të prera hollë,

1 lugë gjelle vaj ulliri,

1 lugë gjelle lëng limoni,

pak kripë e piper të zi, të bluar.

Metoda e përgatitjes:

Në një tenxhere të thellë nxeheni vajin dhe kaurdisni në zjarr mesatar qepët, për rreth 5 min.

Shtoni hudhrat, lëngun e pulës ose të perimeve, 2/3 e erëzave dhe kripën e piperin.

Uleni zjarrin dhe lëreni supën të ziejë ngadalë e mbuluar me kapak për rreth 20min

Në vazhdim hiqeni nga zjarri dhe shtoni lëngun e limonit.

Përziejeni dhe vendoseni sërish në zjarr.

Lëreni të marrë një a dy valë dhe hiqeni nga zjarri.

Servireni në pjata, duke shtuar nga lart sasinë e mbetur të erëzave.

Shoqërojeni me bukë të zezë.


Fjalet kyqe : supa  supe  franceze  qepe  hudhra  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Fileto pule me pasta(makarona )nga ne
6 ushqime për të dizintoksikuar organizmin tënd
Maske per fytyre te thate e te lodhur