Sufle djathi
Sufle djathi

Sufle djathi

Kuzhint.com

Perberesit 200 gr djathë kaçkavall të fortë, të grirë 2 lugë miell 3 lugë gjalpë 1 gotë uji krem 3 vezë (të ndara të bardhat nga të verdhat) pak kripë e piper Metoda Hapi 1 Në një enë të thellë nxehni gjalpin dhe hidhni pak e nga pak miellin, duke përzier vazhdimisht, derisa të marrë ngjyrë ari. Hapi 2 Shtoni kremin pasi ta keni ngrohur pak.

Në vazhdim shtoni te verdhat e vezëve dhe djathin.

Përzieni mirë derisa të dalë një masë homogjene. Hapi 3 Rrihni të bardhat e vezëve me mikser derisa të shkumëzohen.

Bashkojeni këtë masë me masën e mësipërme.

Zbrazeni të gjithë masën në një formë të lyer me gjalpë dhe piqeni në furrë të nxehtë në 100 gradë për gjysmë ore. Hapi 4 Servireni suflenë menjëherë pasi ta keni nxjerrë nga furra.


Fjalet kyqe : embelsira  sufle  djathi  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Pogaqe e shpejt me susam dhe kos
Pulë me salcë domatesh dhe borzilok
4 produkte ushqimore që përshpejtojnë plakjen