Sterilizimi i kavanozëve dhe vazove
Sterilizimi i kavanozëve dhe vazove

Sterilizimi i kavanozëve dhe vazove

Kuzhint.com

Sterilizuesi eshte nje lloj i vecante tenxhere e cila perdoret posacerisht per te sterilizuar vazot dhe kavanozat, e perbere nga nje numer i caktuar vendesh te cilet sherbejne per te ruajtur dhe izoluar kavanozat e qelqit gjate zierjes.

Por, ne mungese te tij mund te perdorim fare mire nje tenxhere te madhe dhe te rende, te gjate te pakten 40cm ne te cilen mund te sistemojme vazot qe i kemi mbeshtjelle me pare me nje pecete te paster (secilen prej tyre).

Dmth eshte e rendesishme qe gjate zierjes, vazot te mos perplasen me njera tjetren (per te evituar krisjet apo thyerjet e tyre) dhe as me fundin e tenxheres.

Sterilizimi ne kete pike behet ne nje menyre fare te thjeshte: vendosen vazot ne tenxhere (ose ne sterilizator), mbulohen komplet me uje te ftohte dhe e gjithe tenxherja cohet ne vlim ne zjarr te forte.

Kur te kene arritur piken e vlimit, e ulim zjarrin ne minimum dhe vazhdojme zierjen ne zjarr te avashem per te pakten 30 minuta.

Pasi te kete kaluar koha e nevojshme, heqim kavanozat nga tenxherja vetem kur uji te jete plotesisht i ftohur!


Fjalet kyqe : keshilla  sterilizimi  kavanozeve  vazove  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Keke me biskota dhe cokollate.
 Proja me spinaqë nga Valdeta Latifi
Gjoks pule me spinaq