Specat, pesë arsye pse duhet t'i konsumojmë
Specat, pesë arsye pse duhet t'i konsumojmë

Specat, pesë arsye pse duhet t'i konsumojmë

Kuzhint.com

Specat përmbajnë shumë substanca ushqyese dhe të shëndetshme, siç janë vitamina C, vitamina A dhe beta-karoten, të cilat ndihmojnë organizmin në shumë aspekte.

Speci po ashtu përmban pak yndyra dhe kalori dhe nuk rritet niveli i kolesterolit të keq në trup.

Pasi që përmban vitamina, që përbën efekt pozitiv të mos harrojmë edhe ilaçin e shijshëm natyral për shumë sëmundje.

Në vazhdim ju sjellim disa arsye pse duhet ta përfshini specin në ushqimin tuaj ditor.

Forcon metabolizmin

Speci është veçanërisht efikas kur është në pyetje humbja e kilogramëve, sepse përmban shumë pak kalori (23 kaloi për filxhan).

Speci po ashtu rrit metabolizmin me uljen e triglicerideve, ndihmon në djegien e kalorive dhe mbajtjen e kolesterolit në kontroll, transmeton koha. net.

Speci po ashtu parandalon shumë çrregullime tretëse të cilat shkaktojnë sekretimin e lëngjeve tretëse.

Veçoritë antioksidative

Radikalet e lira të pranishme në trup janë përgjegjëse për shkaktimin e dëmtimit qelizor, dëmtimin e nervave dhe damarëve të gjakut.

Speci është burim i pasur i vitaminave A dhe C, të cilat janë antioksidantë të fortë.

Këta antioksidantë ndihmojnë në luftën kundër radikaleve të lira në trup dhe ndihmojnë në shërimin e sëmundjeve të zemrës, osteoartritit, astmës bronkiale, kataraktit etj.

Parandalimi i kancerit

Është vërtetuar që konsumimi i specit ofron mbrojtje të caktuar nga kanceri, nëse konsumohet si ushqim i rregullt, përcjell koha. net.

Largon dhimbjen

Kapsaicina që gjendet në spec bllokon bartjen e dhimbjes nga lëkura në palcë kurrizore.

Kjo në mënyrë efikase ndihmon në shërimin e nevralgjisë, dhimbjes së lidhur me herpes zosterin dhe traumën postoperative të amputacionit, duke çliruar nga dhimbjet.

Forcon imunitetin

Speci është i pasur me vitaminë C dhe kjo stimulon rruazat e bardha të gjakut në luftë kundër infeksioneve.

Kjo çon deri te forcimi i sistemit të imunitetit.

Vitamina C dhe flavonoidet, të pranishme në spec, po ashtu parandalojnë problemet e frymëmarrjes siç janë inflamacionet e mushkërive, astma dhe frymëmarrja e rënduar.


Fjalet kyqe : keshilla  specat  pese  arsye  duhet  konsumojme  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

A THUA SA KIKIRIKË DUHET TË KONSUMOJM NË DITË PËR PARANDALIMIN E VDEKJES
11 hapa te thjeshte per te ulur kolesterolin e larte!
Orizi ngjyrë kafe më i shëndetshëm