
Speca turshi me vaj, uthull dhe hudhër
Kuzhint.comPërbërësit: 10 kg speca 2L ujë 0. 5 L vaj 0. 5 L uthull 300 gr krip 1 filgjan kafeje sheqer 10 thelba hudhër 10 karota 2 tuba majdanoz Udhëzimet: Specat i pastrojmë, i mbushim me nga një lugë çaji krip, i radhisim në tepsi dhe i fusim në furrë të nxehtë 10 – 15 min.
Pastaj i nxjerim nga furra, i derdhim nga tepsia në enë të thellë, i shtypim me pjatë dhe e mbyllim enën me kapak.
Ky veprim përseritet deri sa i vendosim të gjithë specat në enën perkatëse.
Pastaj në një tenxhere i vlojmë 2 litra ujë, kripën, vajin, uthullën dhe sheqerin, kështuqë lëngun (presollin) ta kemi të gatshëm për specat. Specat i nxjerim nga ena e thellë dhe i vendosim në kavanozë të sterilizuar duke i shtuar karrota të grira, disa thelba hudhër dhe majdanoz.
Kohë pas kohe ua hedhim nga një filgjan nga presolli i vluar.
Kavanozët e mbushur me speca, i mbyllim mirë me kapakë, i mbulojmë me mbulesë të ngrohtë dhe ashtu të mbyllura i lëmë për 24 orë.
Mundesuar nga Bleje edheTI
Fjalet kyqe : turshi speca uthull hudher
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

Ja si duhet ta vaksinojnë femijen mjeku ...!!! Fantastike :) (Video)

Past për forcimin e imunitetit
