
Speca te kuq turshi
Kuzhint.comSpeca te kuq turshi
1 gotë uthull të kuqe rrushi,
3 gota ujë,
5-6 gjethe dafine,
1 lugë çaji sheqer,
1 lugë çaji kokrra piperi,
2 lugë gjelle kripë të ashper por jo me majë luge,
gjysmë gote vaj ulliri.
6 -7 thelpinj hudhër (mund t’i vini edhe majdanoz nëse doni, mua më pëlqejnë gogozharet tradicionale).
Përgatitja:
Në një enë hedhim vajin, uthullën, kripën, sheqerin, dafinën, piperin dhe ujin, të marrin valë.
Presim edhe hudhrat dhe kur uji merr valë i shtojmë aty vetëm gjysmat, ose i lëmë të gjitha për t’i vënë në fund, tek vazot.
Kujt nuk i pëlqejnë hudhrat mund t’i lërë dhe kush do mund t’i shtoj karota të grira tek lengu dhe majdanoz.
Pasi uji të ketë marrë valë hedhim specat e pastruar mire nga farat, i lëmë pak të ziejnë në këtë marinadë, rreth 2 minuta, duke i kthyer e duke i zhytur me lugë në lëng.
Kështu veprojmë derisa t'i mbarojmë të gjitha.
Kur ta kryejmë këtë procedurë, i heqim nga marinada dhe filljmë i rreshtojmë nëpër kavanoza.
Në fillim, në fundin e kavanozave hedhim 2-3 fleta dafine, thelpinj hurdhre të prerë për së gjati, (jo ato në tenxhere por të fresketa ).
Në kavanoz hedhim lëngun e përftuar (që është në tenxhere) por duhet të jetë duke zier, dhe të mbulohet e gjithë përmbajtja e kavanozit.
Mbyllim hermetikisht, vazot (kavanozat) i kam sterilizuar më parë duke i zier.
Edhe në këtë rast avulli i ujit të nxehtë nuk i ben turshitë të prishen, mbyllen hermetikisht, dhe nëse nuk i hani këtë dimër mund t'i lini për t’i konsumuar dimrin tjetër sepse rrojnë gjatë.
Nëse doni më shume speca, shumëfishoni masat, mua më dolen 4 vazo.
Fjalet kyqe : turshi speca kuqe
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

4 produkte ushqimore që përshpejtojnë plakjen

Ëmbelsirë shumë e shijshme me rende
