Speca të pjekur në kavanoz
Speca të pjekur në kavanoz

Speca të pjekur në kavanoz

Kuzhint.com

Përgatitja për këtë recetë: 1 kg speca 100 g uthull 100 g vaj ulliri pak kripë hudhra sipas dëshirës Përgatitja: I lajme specat, i fshijmë mirë e i vëmë në tepsi të piqen në furrë.

Pasi piqen i vëmë në një qeskë plastike për rreth 1/2 orë.

U presim bishtat, i heqim lëkurën e i ndajmë në dysh për së gjati që t’u heqim farat. I kriposim e i lëmë afërsisht 1/2 orë.

Pastaj i vëmë në vazo qelqi në shtresa dhe vëmë dhe hudhra të grira.

Hedhim uthullën e vajin e i mbyllim mirë me kapak dhe e lëmë në vend të freskët e të errët ose në frigorifer. Kur e hapim vazon për t’i ngrenë i mbajmë në frigorifer derisa të mbarojnë.

Mund edhe t’i ziejmë në vend që t’i pjekim.

Mund të zëvëndësojmë hudhrën me rozmarinë.

Kur bëjmë më shumë se 1 kg do na duhen më tepër vazo.

Sipas deshirës, mund t’i hedhim dhe piper të zi kokërr.

Living. al


Fjalet kyqe : turshi  speca  pjekur  kavanoz  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Deshironi te lini duhanin dhe humbisni peshe?! Kjo bime ju ndihmon.
Pice shtepie nga Lulja LA
Majdanozi freskon dhe pastron thellësisht lëkurën