Speca të mbushura me ajkë apo gjizë
Speca të mbushura me ajkë apo gjizë

Speca të mbushura me ajkë apo gjizë

Kuzhint.com

Përbërësit:

1 kg Speca të kuqe të rrumbullakta dhe me tul,

Gjysëm kile, ajkë apo gjizë,

1 tufë,

Majdanoz,

Vaj ulliri 5 luge,

Krip një luge kafe,

Hudhra sipas deshires,

Specat duhen si ato ne foto,

Metoda e përgatitjes:

Marrim specat, i lajme dhe i heqim bishtat bashke me farat dhe i leme menjane.

Marrim gjizën apo ajkën e vendosim në një enë të thellë dhe në të hedhim vajin, majdanozin e lare e të grire, kripën dhe hudhrën në se deshironi.

I trazojme mirë qe masa e ajkës apo gjizës ti marri të gjithë përbërësit.

Do të marrim një luge kafeje të madhe dhe do të fillojmë ti mbushim një e nga një, pasi i kemi mbushur i vendosim në një tenxhere ku dhe do ti ziejme.

E mira është që të ziejnë me avull.

Edhe në se nuk keni tenxhere me avull, mund të veprohet në këtë menyre: Brenda në tenxheren që do të vendosim në zjarr vendosim disa pirunj të rreshtuar permbys në të kundër të njëri tjetrit dhe mbi to vendosni specat e mbushura.

Hedhim një gote uje, vendosim kapakun dhe i vemë për të ziere për 5-8 minuta.

Pas kësaj hiqet nga zjarri dhe i leme me kapak të mbyllur deri sa specat te ftohen.

Specat janë gati për tu servirur.

Ju bëftë mirë...


Fjalet kyqe : sallata  speca  mbushura  ajke  gjize  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Kadaif me festeka dhe gjize ( recete turke)
A thua qka na tregojn keto viza ne dore
Manchmelow