Speca mishë te mbushura
Speca mishë te mbushura

Speca mishë te mbushura

Kuzhint.com

Perberesit :

4 speca te medhenj

100 gr oriz

300 gr mish i skuqur

2 gota leng mishi

Salce nga domate te fresketa

Buqete erezash

Stafidhe dhe berthame pishe

vaj ulliri

Lani orizin (nese eshte e nevojshme) dhe skuqeni ate per disa minuta me pak vaj.

Prisni 5 minuta dhe hidhni me pas aq leng mishi sa orizi te mos duket me.

Hidhini kripe dhe lereni te zjere pa e mbuluar me kapak.

Orizi duhet te jete i lire dhe gati i thate, por jo shume i bute.

Skuqni qepet e prera ne pak vaj.

Perzieni orizin, mishin, qepet e skuqura, erezat e prera dhe gjysem gote vaj ulliri ne nje tas dhe hidhini edhe pak salce domate dhe gjysem gote vaj ulliri serish.

Bejeni shijen sipas deshires me kripe dhe piper.

Shtojini stafidhet dhe berthamat e pishave.

Prisni pjesen e siperme (kapakun) e specave.

Hiqni pjesen e brendshme bashke me farat.

Hiqini lekuren specave (edhe nga kapelja) duke i lene per 4-5 minuta ne nje tenxhere me 3 litra uje qe valon, per ti bere ato me te buta.

Merrni nje tave ku specat do vihen prane njera tjetres, dhe hidhini pak vaj taves.

Lerini specat per 5 minuta me pjesen e poshtme lart qe te kullojne.

Vendosini ne rregull specat dhe mbushini plot me miksin qe keni pergatitur me perpara.

Vendosini siper kapaket cdo speci dhe hidhini pak vaj ulliri siper.

Mbulojeni gjithe taven me nje leter alumini ne menyre qe letra te mos shtype specat, dhe vendoseni ne furre per 30 minuta me nje temperature 200 grad C.

Hidhini me pas pak leng mishi siper specave dhe lerini edhe nje ore ne furre me nje temperature me te ulet.

Nëse keni diçka për të shtuar në temë ju lutem shkruani poshtë tek komentet.


Fjalet kyqe : gjellera  speca  mbushura  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Mrekullia e lëngut per humbje peshe
Banane te skuqura ne mjalte
Makarona me mishe te bardhe