Soja mbron zemrën e meshkujve
Soja mbron zemrën e meshkujve

Soja mbron zemrën e meshkujve

Kuzhint.com

Konsumimi i sojës mund të ndihmojë meshkujt të kenë një zemër më të shëndoshë. Edhe pse meshkujt kanë qenë më pak të përfshirë në studimet për dobitë shëndetësore të sojës, edhe për ta ka disa rezultate pozitive. Studimet e realizuara kohë më parë kanë analizuar ndikimin e proteinave dhe izoflavoneve të sojës në nivelin e kolesterolit dhe në tensionin e gjakut te meshkujt e moshës nga 45 deri në 59 vjeçe. Ushqimi i tyre kishte përfshirë më së paku 20 gramë proteina të sojës dhe 80 gramë izoflavone të sojës.

Ushqimi i grupit kontrollues kishte përmbajtur vaj ulliri në vend të sojës. Rezultatet kanë treguar se grupi që ka konsumuar sojë kishte një ulje të dukshme të tensionit të gjakut dhe të kolesterolit të përgjithshëm në gjak.

Por rritja e nivelit të kolesterolit të mirë (HDL), është vërejtur te të dyja grupet.


Fjalet kyqe : keshilla  soja  mbron  zemren  meshkujve  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Hani peshk të paktën një herë në javë
Petulla qe nuk pijne aspak vaj
Brusketa me pure dhe domate