Soda e bukës apo pluhuri për pjekje? Cila është më e mirë?
Soda e bukës apo pluhuri për pjekje? Cila është më e mirë?

Soda e bukës apo pluhuri për pjekje? Cila është më e mirë?

Kuzhint.com

Nëse jeni zbavitur duke përgatitur ëmbëlsira, sigurisht keni përdorur edhe pluhur për pjekje dhe sodë buke.

Edhe pse kanë efekt të ngjashëm, bëhet fjalë për dy përbërës krejtësisht të ndryshëm.

Soda e bukës është bikarbonat natriumi dhe kur ajo kombinohet me përbërës acidik si dhallë

apo lëngu i limonit, formohet dyoksid karboni.

Për këtë arsye ëmbëlsira në furrë fiton në volum dhe rritet.

Acidet nga ushqimet gjithashtu e neutralizojnë shijen metalike të sodës së bukës për shkak

të karbonat natriumit.

Meqë i duhet aciditeti për të reaguar mirë, gjithmonë duhet të jeni të

kujdesshëm se me çfarë e përzieni!

Nëse në recetë, për shembull, shkruan se duhet të përdorim dhallë, mos e zëvendësoni atë me qumësht të zakonshëm, sepse nuk ka aciditet të mjaftueshëm.

Nëse nuk arrini dot ta blini përbërësin e duhur, qumështit shtoni pak lëng limoni ose uthull për ta marrë rolin e aciditetit.

Pluhuri për pjekje është një përzierje e sodës së bukës, acidit dhe niseshtesë së misrit.

Pra, faktori i aciditetit është tashmë i përfshirë kështu që nuk keni nevojë të shtoni lëng limoni ose uthullë.

Për të eksperimentuar, përveç pluhurit për pjekje shtoni pak limon dhe do t’ju duhet soda e bukës për të balancuar.

Merrni parasysh faktin se pluhuri për pjekje është rreth katër herë më i fuqishëm se soda e bukës, prandaj bëni kujdes me raportin.


Fjalet kyqe : keshilla  soda  bukes  pluhuri  pjekje  cila  eshte  mire  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Keshilla per gatim: Si te kete shije akoma me te mire lulelakra?
Torte me ajke
Tatli shum te lehta