Siç duket, vezët mund edhe të "ç’zihen"
Siç duket, vezët mund edhe të "ç’zihen"

Siç duket, vezët mund edhe të "ç’zihen"

Kuzhint.com

Që moti thuhet që veza nuk mund të ç’përzihet, por ndoshta është e mundur të ç’zihet.

Siç e dini, kur zieni vezë, ngrohtësia shkakton që proteinat në të bardhën e vezës të bashkohen, me ç’rast e forcojnë materien.

Një hulumtim i ri i shpallur në "ChemBioCHem" nga shkencëtarët e universitetit Irvin, tregon që procesi mund të kthehet mbrapa duke i shtuar kimikate vezës së zier.

Po, gjetëm mënyrë për të ç’zier vezën, ka deklaruar biokimisti Gregory Whitehead.

Në hulumtimin tonë përshkruhet një mjet për ndarjen e proteinave të bashkuara.

Hulumtuesit kanë vendosur të punojnë me vezë që janë zier më gjatë, vetëm për tu siguruar në efikasitetin e mjetit.

Vezëve të ziera u është shtuar urea, e cila i ka ndarë proteinat e lidhura, me ç’rast veza përsëri ka fituar gjendjen e lëngët.

Ky proces zgjat vetëm disa minuta.

Por, vezët e paziera nuk janë qëllimi kryesor i hulumtuesve.

Problemi i vërtetë është në rastet e shumta me proteina me të cilat shpenzohet shumë kohë duke i nxjerrë nga epruvetat, dhe ku nevojitet mënyrë e re për kthimin e materialit.


Fjalet kyqe : kuriozitete  duket  vezet  mund  edhe  zihen  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

-Torte per ditelindje-
Tortë me  arra
Torte me çokolate,jogurt,ajke dhe kokos