Si ti rrisni flokët me Hithër si dhe efektet kuruese të saj
Si ti rrisni flokët me Hithër si dhe efektet kuruese të saj

Si ti rrisni flokët me Hithër si dhe efektet kuruese të saj

Kuzhint.com

Me lëngun e hidhrës mund të bëni mrekulli për shëndetin tuaj duke patur efekte positive te personat të sëmurë me reumatizëm, diare etj.

Kjo bimë është shumë e pasur me vitaminat A,

C dhe K.

Në mjekësinë popullore, ajo është cilësuar mbretëresha e bimëve.

Efektet e përdorimit të saj janë të menjëhershme.

Reumatizma, sëmundja e moshës së tretë, kurohet më së miri me hithra.

Për të përgatitur çajin nevojitet një lugë nga bima e tharë dhe e grimcuar.

Kjo masë hidhet në një gotë me ujë të nxehtë dhe lihet në qetësi për 15 minuta.

Më pas kullohet dhe pihet 3 herë në ditë nga një gotë.

Dhimbjet reumatizmale mund të kurohen edhe duke vënë bimën e freskët në kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën.

Vendi i dhimbjes rrihet me bimën e freskët derisa te dallohet një si pullë gjaku.

Raste të tjera që rekomandohen nga mjekësia moderne për kurimin me hithër.

-Efektet stimuluese të hithrës ndihmojnë për prodhimin e qumështit dhe rritjen e energjisë pas lindjes.

-Larja e kokës me ujin e hithrës këshillohet për ata që kanë probleme me rritjen e ngadaltë të flokëve.

-Hithra është forcues natyror i testosteronit, i cili ndihmon ne rritjen e vitalitet tek meshkujt.

-Një efekt të menjëhershëm jep kjo bimë edhe në rastet e diaresë.

Përdorimi i çajit të hithrës bën që diareja të kalojë shpejt dhe lehtë


Fjalet kyqe : keshilla  rrisni  floket  hither  efektet  kuruese  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Toptha Rafaello
Speca turshi me hudhra nga   Albini Learti Jetishi
Ëmbelsirë me pjes dhe me petë të gateshme