Si ti parandalojm gurët në veshka
Si ti parandalojm gurët në veshka

Si ti parandalojm gurët në veshka

Kuzhint.com

Pini ujë për të parandaluar gurët në veshka Në të kundërt të asaj që thuhet alkooli nuk ndikon aspak në kurimin e gurëve dhe specialistët na sugjerojnë të pimë të paktën 1, 5 litër ujë në ditë. Studimet e bëra kanë treguar se personat më të prekur nga gurët në veshka janë nga zonat më të nxehta të vendit.

Heqja e gurëve në veshka mund të realizohet me anë të operacionit ose me ndihmën e goditjes së gurit me rreze lazer.

Me anë të kirurgjisë retrograt intrarenal ndërhyrja bëhet nga kanali i urinës pa qenë nevoja e hapjes së ndonjë vrime në pjesën e barkut.

Me anë të kësaj mënyre i sëmuri mund të ngrihet në këmbë pas 24 orëve dhe të kthehet në shtëpi brenda 2-3 ditëve. Gurët në veshka shfaqen 3 herë më shumë tek meshkujt Nisur nga dendësia e dhimbjes së shkaktuar nga gurët në veshka mund të themi se meshkujt preken tre herë më shumë sesa femrat.

Të sëmurët zakonisht ankohen për dhimbje anësore apo dhimbje të njohura si kolit veshke. Personat të cilët kanë nxjerrë gurë më parë duhet të tregohen më të kujdesshëm në këtë pikë.

Këta persona janë më të rrezikuar nga rishfaqja e gurëve.

Ato të cilët kanë në familjen e tyre persona me gurë në veshka janë 2 herë më të rrezikuar prej tyre.

Edhe faktorët gjenetikë ndikojnë në krijimin e gurëve.

Prandaj i duhet kushtuar një rëndësi e madhe konsumit të ujit.

Verës duhet konsumuar e pakta 2, 5 litra, ndërsa gjatë dimrit 1, 5 litra.

Edhe ushtrimet janë shumë të rëndësishme për këta të sëmurë. Kilet e tepërta përbëjnë një faktor rrezikues në shfaqjen e gurëve.

Nëse gurët në veshka nuk kurohen mund të rrezikohet shëndeti i veshkës.


Fjalet kyqe : keshilla  parandalojm  guret  veshka  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Torte me çokolate dhe kokos
Kek me limon jeshil
Pogaqe me djathe