Si te hame gjithcka e te mos trashemi
Si te hame gjithcka e te mos trashemi

Si te hame gjithcka e te mos trashemi

Kuzhint.com

Makaronat gatuajini me perime.

Mishë dhe peshk, ëmbëlsirat.

Mëso bashkë me ne të hash gjithçka pa e ndjerë stomakun të rënduar.

Atëherë lexo këshillat tona rreth tretjes dhe do të zbulosh se nuk ekzistojnë ushqime të lehta apo të vështira për t’u asimiluar, por ushqime të cilat duke u ngrënë bashkë mund të krijojnë probleme në aparatin tretës.

Tretja apo procesi mekanik dhe biokimik fillon në gojë.

Nga këtu vazhdon në stomak dhe në zorrë.

Në tretje merr një pjesë edhe mëlçia, që prodhon kripërat e tëmthit aq të nevojshme për shkrirjen e dhjamit.

Edhe pankreasi i çliron enzimat e nevojshme për të sulmuar proteinat.

Me një fjalë tretja është një punë komplekse. Çdo ushqim duhet të konsumohet në një dozë të caktuar.

Pra është e rëndësishme jo vetëm se çfarë hamë por si dhe kur duhet të hamë.

Ja disa këshilla për të grirë gjithçka.

Tretja e parë bëhet në gojë Një tretje e mirë varet nga një përtypje e mirë e ushqimit.

Të përtypësh mirë ushqimin, përveçse ta thërrmojë shërben për ta përzierë atë me pështymën sepsene prodhojmë gati një litër në ditë.

Pështyma përmban kripëra minerale që neutralizojnë aciditetin e ushqimeve.

Por të mësohesh të përtypësh mirë dhe gjatë është e nevojshme edhe për një arsye tjetër sa më shumë ta mbani në gojë aq më shumë rritet ndjenja e ngopjes.

Dhe linjat të falënderojnë.

Kapuçino dhe keku rëndojnë stomakun.

Të hash mëngjes në lokal për shumë njerëz është kënaqësi.

Për stomakun tonë jo duke patur parasysh se duhet të punojë rreth 3 orë për të tretur një kapuçino dhe një kek.

Arsyeja sepse kapuçino përbëhet prej qumështi të zierë nën presionin e avullit i cili duke u bashkuar me kafen krijon vështirësi në tretje.

Pastaj nëse bashkë me kapuçinon ha edhe një kekë stomaku duhet të punojë akoma më shumë për të tretur yndyrat që gjenden me shumicë në ushqime të tilla.

Atëherë nuk duhet të hamë më kek dhe kapuçino? Nuk është e nevojshme t’i eliminoni.

Për një mëngjes të shpejtë mjafton të ngrohim qumështin duke pasur parasysh të mos e ziejmë e t’i shtojmë kafen e zierë.

Po shkuma? Futini të gjitha në një përzierës manual me dorë tundeni dhe do të arrini të njëjtin efekt të kapuçinos së lokalit.

Dhe nëse në vend të kekut zgjidhni një fetë torte me mollë sidomos të bërë në shtëpi do të jesh shumë mirë!

Një mollë gjithmon para buke një mollë në ditë largon mjekun nga sytë thotë proverbi.

Dhe mund të përmirësojë tretjen nëse e ha një orë para drekës dhe darkës.

Ky frut mbron muret e stomakut dhe i përgatit të kryejnë më mirë punën e tyre dhe ka një veprim purifikues: në fakt kap substancat e dëmshme për organizmin, si për shembull kolesterolin dhe lehtëson jashtëqitjen.

Por kujdes! Fibra purifikuese gjendet sidomos tek farat dhe tek lëkurat e mollës.

Pra lajeni mirë dhe hajeni pa qëruar.

Makarona me ragu -Jo.

Me perime! Shpageta të ngrohta e oreksndjellëse po por nëse raguja është me mishë makaronat mund të jenë shumë të patretshme.

Proteinat që gjenden tek mishi kanë nevojë për një ambient acid për t’u tretur, ndërkohë që karbohidratet e makaronave kërkojnë një ambient alkalin.

Pra, nëse ka shpageti me ragu ose makarona, pastaj mish, të duhet më shumë kohë për t’i tretur.

Çfarë duhet bërë? Para së gjithash mos refuzoni makaronat, por mësohuni t’i gatuani me salca me bazë perimesh.

Karbohidratet që gjenden tek makaronat dhe fibrat e perimeve kanë nevojë për të njëjtin ambient për t’u tretur.

Stomaku yt do të punojë më pak e ti do të ndjehesh më e lehtë.

Ragu-ja në fakt nuk përmban vetëm proteina, por edhe një sasi të konsiderueshme yndyrore.

Pra, me perimet do të jenë të kënaqur shëndeti dhe linjat e tua.

Vaji i ullirit është i domosdoshëmSi vaji i ullirit, si ai i farërave përmbajnë acid binoleik i dobishëm për organizmin tonë për shumë arsye, ndër të cilat formimi i këllëfit të nervave.

Dhe ndër yndyrat e pangopura, është ai më i tretshmi.

Vajrat e farërave janë më të pasur me këtë acid i cili nëse merret në sasi të mëdha, mund të provokojë formimin e radikaleve të lira, të dëmshme për qelizat.

Vaji i ullirit ka sasinë e duhur të acidit linoleik: 10%.

Dhe nëse është i ftohtë, është i pasur me vitaminë E, me veprim antioksidues.

Qepa, mike e stomakut Nëse pas drekës ndihesh e fryrë, ha çdo ditë pak qepë. Është e pasur me dy acide: atë kafeik dhe klorogjenik.

Të dy rrisin prodhimin e tëmblit e si pasojë përmirësojnë tretjen.

Sepse tëmbli lehtëson shpërbërjen e yndyrave që kapen më lehtësisht nga enzimat.

Veç kësaj qepa stimulon kontraktimet e stomakut, që kështu përzien më mirë ushqimin dhe e tret pa problem.

Kjo bimë ka edhe avantazhe të tjera: dezinfekton zorrët, të bën të urinosh, ndihmon të mbash nën kontroll glikeminë.

Romakët e lashtë thonin se kishte madje dhe efekte afrodiziake.

Dhe nëse të rri në stomak, ndoshta faji nuk është i qepës por i yndyrës në të cilën e ke skuqur.

Piperi dhe speci i kuq ndezin lëngjet e gastrike Pak piper stimulon pankreasin për të prodhuar lëngjet gastrike të nevojshme për tretjen e yndyrave dhe karbohidrateve.

Në fakt përmban capsidiolo, një substancë që jo vetëm ndihmon aparatin tretës, por mbron edhe ndaj infeksioneve të zorrëve.

Sigurisht nuk duhet ta ekzagjeroni.

Shumë piper më shumë se çerek luge kafeje në ditë mund të irritojë muret gastrike e mund të favorizojë aciditetin e stomakut, përveç se të provokojë djegie në rrugët urinare.

Edhe kushëriri i piperit, speci i kuq, mund të ndihmojë në tretje.

Nëse përdoret siç duhet, falë capsaicinës, stimulon sekrecionin me ushqimin: efektet e tij zvogëlohen gjatë gatimit.

Biftek dhe djathë? Të dyja bashkë, joE për në fund, një fetë djathë? Duhet? Jo: djathërat janë ushqime komplete që mund të zëvendësojnë lehtësisht një pjatë të dytë.

Dhe në çdo rast nuk duhet t’i hani kurrë pas mishit.

Arsyeja është e thjeshtë: mishi dhe djathi kanë kohë tretjeje të ndryshme.

Të dyja përmbajnë proteina, madje djathi më shumë: 100gr mish viçi ose pule përmban 20-21gr, ndërsa një hektogram djathë 35gr proteina.

Nëse pas biftekut ha pak djathë psh. kaçkavall stomaku yt do të ketë nevojë për më shumë kohë për të kompletuar tretjen.

E njëjta gjë vlen edhe nëse djathi gatuhet bashkë me mishin siç është rasti i hamburgerit me djathë brenda apo i qoftes së mbushur me djathë.

Mish, peshk dhe një dolli edhe pijet influencojnë në tretje.

Sidomos ato alkoolike! Verë dhe birrë në sasi të vogël, përmirësojnë tretjen e mishit dhe të peshkut, ushqime të pasura me proteina kafshësh.

Në fakt këto proteina për t’u tretur kanë nevojë për një ambient acid i njëjtë që i duhet për të asimiluar pa problem pijet alkoolike.

Pra, i njëjti ambient tretës, tretje më e shpejtë.

Për të njëjtën arsye është mirë që me makaronat dhe orizin të pimë pije joalkoolike.

Kanë që të dyja nevojë për një ambient alkalin.

Po uji? Gjatë ushqimit mos pini më shumë se një gotë.

Teprimi zgjat lëngjet gastrike dhe ngadalëson tretjen.

Gjiza rëndon pak edhe tek linjat shpesh llojet e ndryshme të djathit të rëndojn.


Fjalet kyqe : keshilla  hame  gjithcka  trashemi  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

KUZHINA TRADICIONALE SHQIPTARE
Qofte me pilaf
Peshku me patate dhe karota