Si te gatuajm ;Pjeshka
Si te gatuajm ;Pjeshka

Si te gatuajm ;Pjeshka

Kuzhint.com

Përbërësit:

  • 3 vezë
  • 180gr sheqer
  • 225ml vaj
  • 3 lugë qumësht
  • 1 qese vanill sheqer
  • 2 qese pluhur për pjekurina
  • 450gr miell

Për fillin:

  • 350gr marmeladë ose reqel kajsie
  • dhe thermijat e pjeshkave

Per dekorim;

  • 1 lloje te ngjyrave te kuqen, sok dredheze ose pjeshke dhe sheqer kristal

Përgatitja:

Përziejmë vezët me sheqer dhe i shtojmë vajin e përziejm mirë deri sa të bashkohet masa.

Qesim qumështin, sheqer vanilen dhe i përziejm përsëri.

Në fund i qesim 2 kese pluhur për pjekurina 3 lugë miell dhe i përziejmë bashke me nasen e me siperme.

Kete mase e lëmë në frigorifer për afërsisht 2 orë. (në një enë plastike) te mbuluar me kapak.

Pas 2 orësh e nxjerrim nga frigoriferi dhe ia qesim miellin ngadal per ta formu nje brum te ngjeshur.

Mandej e qesim mbi tavolinë dhe me duar e formojmë një brum deri sa nuk ngjitet për duar.

E ndajmë brumin në toptha të vegjël dhe i qesim në tepsi me letër të yndyrshme.

I pjekim ne temperaturë 170*C per 15-20 minuta.

Kur te piqen i lëmë të ftohen pak dhe i marrim i gerryejme pjesen e poshtme ne mes deri sa të bëhet nje hapësirë e mjaftueshme për mbushje.

Thërmijat e grryera i përziejmë me marmeladë ose reqel dhe me këtë i mbushim pjeshkat. ku edhe i bashkojm nga 2 copa bashkë.

Per te marr formen e pjeshkes ateher duhet qe te merrnu 1 pjate dhe ne at duhet te qitni ngjyren e kuqe te tretur me pak sok pjeshke ose dhredheze .

Ne fund merrni pjeshkat e formuara dhe futeni leht ne pjaten me ngjyre dhe duke i rrotulluar ne sheqer kristal duke ia dhen formen si ne foto.

Ju beft mire!


Fjalet kyqe : embelsira  gatuajm  pjeshka  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Embelsir me kakao
Mufinss me perime
Petulla me banane