Si të hani farën e avokados që përmban 70% antioksidantë
Si të hani farën e avokados që përmban 70% antioksidantë

Si të hani farën e avokados që përmban 70% antioksidantë

Kuzhint.com

Bimë Mjekësore - Të gjithë i dimë cilësitë e frutit të avokados por shumë pak prej nesh mund të dinë që edhe bërthama e tyre ka cilësi të çmueshme për shëndetin. Këto bërthama përmbajnë antioksidantë më shumë se çdo frut apo perime në treg.

Po ashtu ato përmbajnë edhe polifenole (si çaji i gjelbër).

Ato kanë fibrat më të tretshme krahasuar me tërshërën dhe çdo ushqim tjetër. Në fakt, bërthama e avokados përmban 70% të antioksidantëve që gjenden në të gjithë frutin. Këta antioksidantë ulin kolestrolin dhe luftojnë shumë sëmundje të tjera.

Këto bërthama çudibërëse parandalojnë edhe sëmundjet kardiovaksolare. Të dobishme edhe për problemet e stomakut dhe diarresë.

Të pasura me përbërës fenolikë, bërthamat e avokados parandalojnë ulçerën e stomakut si edhe sëmundje virale dhe bakteriale.

Në vendet e amerikës jugore e përdorin për të shëruar dizanterinë. Këto bërthama përmbajnë edhe një lloj flavonoli që ndalon rritjen e tumoreve. Këto gjithashtu rrisin imunitetin e trupit dhe organizmit duke na mbrojtur nga sëmundjet degjenerative.

Duke luftuar radikalet e lira ne luftojmë plakjen e përgjithshme të organizmit. Të mirat e tyre nuk mbarojnë këtu. Bërthamat magjike na mbajnë më të rinj sepse ato luftojnë edhe sëmundjet e kockave, kyçeve dhe gjymtyrëve duke na bërë të ndihemi më vitalë dhe energjikë. Duke ulur edhe nivelin e glukozës në gjak, personat mbipeshë do të ndihen shumë më mirë pas përdorimit të tyre pasi do të humbasin disa kg në mënyrë shumë të shëndetshme. Për lëkurën, avokadot dhe bërthama e tyre na ndihmon për rritjen dhe prodhimin e kolagjenit e cili pakësohet me kalimin e viteve. (Për kolagjenin kemi folur pak me gjerë në një shënim paraardhës). Po si ta përdorim bërthamën e avokados?Si fillim e shpëlajmë mirë dhe më pas duhet ta ndajmë në copa të vogla me ndihmën e një çekiçi.

Më pas e grijmë me një pajisje elektrike derisa të bëhet e imët si pudër.

Në formë pudre ne mund ta shtojmë në sallatë, supë, smoothie etj


Fjalet kyqe : keshilla  hani  faren  avokados  permban  antioksidante  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Topa me  kokoshka
Qofte me mishë viçi në salcë
Brokoli ne tave me domate dhe veze