Si të gatuajmë pite të mbushura pa formë rrumbullake
Si të gatuajmë pite të mbushura pa formë rrumbullake

Si të gatuajmë pite të mbushura pa formë rrumbullake

Kuzhint.com

Përbërësit:

për rreth 20 -25 cop,

500 gr miell,

200 gr kos,

1 majë luge sod buke,

pak kripë,

vaj për skuqje,

Metoda e përgatitjes:

Zini brumin duke bashkuar kosin me miellin, sodën dhe kripën.

Përzijeni mirë derisa të formohet një brumë i ngjeshur mirë.

Nëse është i thatë shtoni pak ujë të nxehtë.

Mbështilleni me qese kuzhine dhe lëreni mënjanë nja 30 minuta të pushoje.

Pastaj priteni në kuleç të vegjël dhe hapeni me ndihmën e një hokllaie dhe pak niseshteje në rrathë me diametër 15 cm ose sa të doni.

Mbusheni me çtë dëshironi më tepër.

Mbylleni mirë anët duke i përthyerë dhe ngjeshur me njëra - tjetrën.

Skuqeni me pak vaj nga të dyja anët.

Shërbejini të ngrohta.

Ju bëftë mirë..


Fjalet kyqe : brumera  gatuajme  pite  mbushura  forme  rrumbullake  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Kifle të njelmëta
Melemi  për hemoroide
PËRDORIMET E SHUMËFISHTA TË QEPËVE