Si të gatuajmë “Mish qengji në furrë”
Si të gatuajmë “Mish qengji në furrë”

Si të gatuajmë “Mish qengji në furrë”

Kuzhint.com

– Receta gatimi për “Mish qengji në furrë“. Për të gatuar mish qengji në furrë veprojmë në këtë mënyrë: Bëjmë disa vrima të vogla në mishin e qengjit dhe i mbushim me hudhër dhe gjethe rozmarine.

Për këtë proces duhet të na mjaftojë gjysma e rozmarinës.

Spërkasim kofshën me kripë, piper dhe pak vaj ulliri.

Vendosim kofshën në një tepsi dhe hedhim në të rreth 300 ml ujë.

Mbulojmë me letër alumini dhe e pjekim në furrë për rreth 1 orë.

Ndërkohë presim patatet në copa të përshtatshme dhe i marinojmë bashkë me qepët, me kripën, piperin, rozmarinën e ngelur, dhe lëkurë limoni.

Heqim letrën e aluminit, kthejmë qengjin dhe shpërndajmë në tepsi patatet.

Vazhdojmë ta pjekim dhe për 45 minuta të tjera, ose deri sa të bëhet qengji. 15 minuta para se të jetë gati mund të jetë e nevojshme ta kthejmë dhe një herë qengjin.

Përbërësit:– 1 kofshë qengji me peshë rreth 2 kg– 4 thelpinj hudhër të grirë– 2-3 degë rozmarinë– 2 kg patate të qëruara– 2 qepë të prera në feta– 1 lugë gjelle lëkurë e grirë limoni– vaj ulliri– kripë– piper


Fjalet kyqe : gjellera  gatuajme  mish  qengji  furre  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Qofte me lulelaker dhe veze
-Speca turshi -
  Torte me  kokos nga Lulja La