Si ta shtrojm tryezen ne rast festash.
Si ta shtrojm tryezen ne rast festash.

Si ta shtrojm tryezen ne rast festash.

Kuzhint.com

Kjo nuk eshte recet, por menyra se si ne Zonjat e shtepise duhet te shtojme tryezen ne rast festash.

Krenaria e zonjave të shtëpisë, eshte tryeza e e shtruar gjatë një pritjeje.

Eshtë përshtypja e parë që godet mysafirët, ndërsa ende nuk i kanë shijuar gatimet dhe pijet.

Ndaj mësoni rregullat dhe përfitoni nga idetë që ju sugjerojmë për të gatitur një tryezë feste...

Nënpjatëset (në rastin variantit bardhë e zi ose si te deshironi ju) janë prej xhami të thjeshtë.

Dhe për të parë një lidhje elementesh të tilla mund të jenë disa mbajtëse të vogla buke të shpërndara në tavolinë.

Pjatat mbi to, të bardha, mund të jenë në formë kuadratike, por edhe rrethore.

Në çdo rast, pecetat vihen majtas, dhe po majtas, më sipër vendoset koshi i vogël i bukës.

Pirunët janë në të majtë.

Thikat dhe lugët në të djathtë.

Tehu i thikës duhet vendosur në drejtimin e brendshëm, nga ana e pjatës.

Renditja e lugëve dhe pirunëve duhet bërë e tillë:duke filluar nga jashtë brenda, e para në radhë vihet pikërisht çfarë përdoret e para.

Nëse darka fillon me një supë, luga është e para në radhë, më larg pjatës, në të djathtë.

EMBËLSIRAT

Servisi i ëmbëlsirave apo akullores (lugë, pirunë, thika) vihet në veri të pjatës.

Gotat vihen gjithnjë në të djathtë pak më lart pjatës.

Më e larta mes tyre vihet më larg dhe kështu me radhë deri te më e vogla.

Kjo lehtëson përdorimin dhe gotat e mëdha nuk pengojnë të voglat.

Për verën e kuqe të vjetruar përdoren gota më të mëdha dhe më të rrumbullakosura.

Për të bardhën më të vogla dhe më hollake.

Verën është e rëndësishme ta hidhni nga shishja në një enë të posaçme, me grykë të ngushtë.

Lëreni të dekantojë.

Për një verë më të re mjafton një gjysme ore proces dekantimi teksa vera e vjetër duhet lënë edhe një orë.

Në fotot e sipërme, zgjidhni variantin tuaj të shtrimit të një tryeze...

bardhë e zi, e artë


Fjalet kyqe : keshilla  shtrojm  tryezen  rast  festash  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Sheqerpare nga    Kaltrina Berisha
Kifle hajmali
Rolada te vogla me kokos