Si ta gatuajm salcen per >Majonez<
Si ta gatuajm salcen per >Majonez<

Si ta gatuajm salcen per >Majonez<

Kuzhint.com

Perberesit per 300gr majoneze 2 te verdha vezesh 250gr vaj luledielli lengu i 1/2 limoni (i filtruar) 1 luge te vogel uthull pak piper i bardhe (fakultative) kripe Pergaditja; Si fillim, per te pregatitur majonezen duhet te perdorim vaj dhe veze ne temperature ambjenti dhe te ndajme mjaft mire te verdhen nga e bardha.

Marrim nje tas qelqi te thelle dhe e vendosim mbi nje pecete te lagur: ne kete menyre gjate pregatitjes se majonezes ai nuk do te levize.

Vendosim ne te te verdhat e vezeve, pak kripe, pak piper dhe 1 luge te vogel uthull. I punojme shume mire perberesit me ndihmen e nje rrahesi elektrik dhe me pas shtojme vajin duke e hedhur ne formen e nje fije te holle. Majoneza duhet te perzihet gjithmone ne te njejtin drejtim, derisa te perftojme nje salce te trashe dhe kompakte.

Pasi i kemi hedhur te gjithe vajin, shtojme dhe lengun e limonit te filtruar mire (gjithmone duke e perziere), e rregullojme me kripe dhe piper nese eshte e nevojshme.

Nese majoneza nuk konsumohet menjehere, mund re ruhet ne frigorifer duke e mbuluar me nje leter transparente. *Keshille: Nese papritur shohim se ne majoneze shfaqen disa “kokrriza”, pra perberja nuk eshte plotesisht homogjene, egziston nje zgjidhje! Me ndihmen e nje luge heqim menjane kete pjese te majonezes dhe e vendosim ne nje tas te paster.

Nderkohe, ne nje tas tjeter vendosim nje tjeter te verdhe veze dhe e rrahim duke i shtuar vaj si ne proceduren e mesiperme.

Shtojme pak nga pak majonezen qe nuk ishte homogjene dhe vazhdojme rrahjen.

Gjendja duhet te kthehet ne normalitet.

E gjithe kjo ndodh sepse, e kemi hedhur me shpejt sec duhet vajin, pra jo ne formen e nje fije te holle. Gjithashtu zgjedhja e vajit qe perdorim varet gjithmone nga perdorimi i majonezes.

Ne pergjithesi, majoneza prodhohet me vaj ulliri, i cili eshte me i miri per nga vlerat ushqimore, por shija e majonezes do te rezultoje shume e forte.

Nese majonezen do ta perdorim per te shoqeruar nje pjate teper delikate, eshte mire qe ajo te mos e mbuloje shijen e kesaj pjate.

Prandaj keshillohet te perdoret vaji i lulediellit, i misrit apo vaj ulliri me shije super delikate. Se fundi, nese majoneza rezulton shume e trashe, i shtojme akoma dhe disa pika limoni, ndersa nese rezulton shume e holle, i shtojme edhe pak vaj luledielli.


Fjalet kyqe : salca  gatuajm  salcen  majonez  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

PETULLA ME LUG
Biskota me forma per femije nga tegatuajm
Pastroni gjakun me verë dhe hudhër