Si ta çelni ngjyrën e flokëve me kanellë
Si ta çelni ngjyrën e flokëve me kanellë

Si ta çelni ngjyrën e flokëve me kanellë

Kuzhint.com

Si të çelni ngjyrën e flokëve me kanellë pa shkuar ne parukeri?

Kanella me shekuj përdoret si një nga perbersit më interesante në kuzhinë ndërsa së fundi për të flitet gjithnjë e më shumë si për preparat i shkëlqyeshëm për flokët.

Shumë gjëra që tashmë i keni në shtëpinë tuaj mund të shërbejnë si zëvendësim i mirë për preparatet e shtrenjta komerciale.

Kanella është një prej tyre.

Ju sjellim udhëzuesin e shkurtër për çeljen e flokëve me ndihmën e kanellës.

Përgatitja e përzierjes behet ne një enë me madhësi mesatare ku vendosim 200 mililitra të balsamit tuaj të preferuar nëse keni flokë shumë të gjata mund të vini edhe më shumë, tri lugë kanellë të bluar paraprakisht dhe 100 mililitra mjaltë natyral të bletëve.

Përzini mirë përbërësit me lugë plastike.

Mos përdorni atë metalike pasi që disa metale mund të reagojnë negativisht me përbërësit e përzierjes.

Mbuloni enën dhe lëreni 30 minuta në temperaturën e dhomës.

Shamponizimi dhe përgatitja e flokëve.

Lani flokët me shampon dhe regjenerator klasik me metodën tuaj të zakonshme.

Shtrydhni mirë ujin dhe mbështillni dy minuta në një peshqir të nxehtë.

Pas kësaj me gishta ose me furçë të gjerë krihni flokët për të mundësuar aplikim të njëtrajtshëm të përzierjes me kanellë.

Flokët ndani në pjesë me trashësi 5 centimetra dhe kapni çdo pjesë për të mos u ngatërruat me pjesën në të cilën aplikoni përzierjen.

Aplikimi i përzierjes në flokë.

Lëshoni pjesën e parë të flokëve që dëshironi t'i çelni.

Përdorni gishtat ose furçë të trashë për ta aplikuar përzierjen njëlloj në flokë.

Kur të keni mbaruar lidheni pjesën e lyer të flokëve dhe forcojeni përsëri mbrapa në kokë pastaj lironi pjesën tjetër të flokëve dhe përsëriteni tërë procesin.

Përsëritni derisa tërë flokët të lyhen me përzierje dhe dhe lidhen në gërsheta.

Shmangeni ekspozimin e lëkurës ndaj përzierjes meqenëse kanella mund të irritojë lëkurën më të ndjeshme.

Bejini nje masazh flokut dhe mbeshtilleni me qese plastike ku mund ti thani me tharse per 15 min.

Nëse nuk keni tharëse mbështillni me peshqir të nxehtë rreth kokës dhe lëreni ashtu rreth gjysmë ore.

Pas kësaj hiqeni peshqirin ose fikeni tharësen dhe lëreni përzierjen edhe 3 deri 4 orë në temperaturën e dhomës.

Sa më gjatë të mbani përzierjen në kokë rezultatet do të jenë më të mira.

Shpëlarja e kokës.

Pasi që kalon kohë e mjaftueshme hiqeni qesen nga floku.

Ngadalë lëshoni gërshetat dhe shthurni flokët me duar.

Shpërlani përzierjen nga koka duke përdorur ujë të nxehtë me presion të lartë.

Nëse u përmbaheni të gjitha udhëzimeve flokët tuaj duhet të jenë më të çelëta për dy nuanca.

Nëse dëshironi të shtoni shndritje shtesë, përsëriteni tërë procedurën pas 48 orësh.


Fjalet kyqe : keshilla  qelni  ngjyren  flokeve  kanelle  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Embelsirë me lenge vishnje
Ëmbelsirë e shijshme freskuese
Plakje te parakohshme prej sheqerit >lexojeni<