Si përgaditet fondani në kushte të shtëpisë?
Si përgaditet fondani në kushte të shtëpisë?

Si përgaditet fondani në kushte të shtëpisë?

Kuzhint.com

Përbërsit: - 10 gr xhelatinë pluhur, - 60 ml ujë i ngrohët, - 100 gr margarinë, - 100 gr mjaltë, - 1. 5 kg sheqer pluhur, - Ngjyra sipas dëshirës. Përgaditja: Së pari, marim xhelatinën dhe e vëm në një filxhan së bashku me 60 ml ujë të ngrohët që të shkrihet për 10 min.

E marrim një tenxhere, në të vëm 100 gr me margarine, 100 gram me mjalt, që të shkrihen, dhe e vëm në zjarrë në temperaturë të ulët duke e përzier vazhdimisht.

Kur xhelatina të jetë gati e shtojmë te margarina dhe mjalta e shkrier dhe vazhdojmë ta përziejm mirë në mënyrë që mos të na krijohën kokrriza nga xhelatina në mjalt/margarinë.

Kur masa të jetë përzier mirë, shtojm ngjyrën të cilën duam, dhe vazhdojm me përzierjen, për ti shtuar masës edhe sheqerin pluhur.

E heqim tenxherën nga zjarri dhe anash fillojm ta punojm brumin si fillim duke e përzier me lugë, dhe më pas mëqe brumi fillon të trashet e shtrojm në tavolinë dhe e ngjeshim vazhdimisht për 20-30 min, deri atëher kur brumi ndahet leht nga duart.

Kur brumi të jetë gati, e mbështjellim mirë me folje najloni dhe e fusim në frigorifer në temp 5 *C, për të qëndruar për 2-3 orë para përdorimit.

Kur vendosim për ta përdorur, e shtrojm në tavolinë të përmillur me sheqer pluhur dhe e hollojm në trashësi 3 mm, dhe me ndihmën e t’holluesit, e vëm sipër tortës fondanin.


Fjalet kyqe : embelsira  pergaditet  fondani  kushte  shtepise  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Biskota te shkrifta me  karrota
Embelsir e shpejt
PËR ÇFARË BËN MIRË TRUMZA?