Si mund të riktheni butësinë e peshqireve të vjetër
Si mund të riktheni butësinë e peshqireve të vjetër

Si mund të riktheni butësinë e peshqireve të vjetër

Kuzhint.com

Me siguri e keni vëne re se si peshqirat e rinj pas disa larjeve e humbin butësinë, pavarësisht nga lloji i zbutësit që përdorni.

Kemi gjetur disa këshilla të thjeshta që do t’ua rikthejnë butësinë peshqirave tuaj.

Ja si mund të riktheni butësinë e peshqirave të vjetër!

Arsyeja se pse peshqirat shumë shpejtë humbasin butësinë dhe bëhen më të vrazhdë në të prekurit, është nga përdorimi i detergjentëve të lirë si dhe nga uji.

Për fat të mirë, ekzistojnë disa metoda që mund të neutralizojnë këto efekte të dëmshme dhe të bëjnë që peshqirat e juaj sërish të jenë të butë si në momentin që janë blerë.

Si fillim, lani peshqirat veç e veç, mos e mbingarkoni makinën e larjes dhe mos i përzieni peshqirat me lloje tjera të rrobave pasiqë këto mund t’i ëmtojnë peshqirat.

Edhe pse mund të jetë paksa e çuditshme, por mundohuni që gjatë larjes së peshqirave të përdorni sa më pak zbutës sepse ajo përmban enzime që me kalimin e kohës krijon një lloj shtrese që i ngjason dyllit dhe kjo do të shkatërrojë plotësisht aftësinë thithëse të peshqirit.

Gjithashtu, përdorni vetëm gjysmën e sasisë së rekomanduar të detergjentit për larje, madje edhe më pak.

Rekomandohet që t’i lani peshqirët tuaj në temperatura të larta si dhe dy herë të përsëritni programin e shpëlarjes.

Gjatë ciklit të parë të shpëlarjes, hidhni gjysmë gote (125 ml) uthull të bardhë të destiluar që do t’u rikthejë peshqirave tuaj butësinë si dhe do t’u ndihmojë në heqjen e sasisë së tepërt të detergjentit nga peshqiri.

Cikli i dytë i shpëlarjes do të neutralizojë tërësisht erën e uthullës.

Gjatë tharjes së peshqirëve në makinën për tharrje, do t’ju nevoitet edhe një trik i vjetër me anë të topit të tenisit i cili vendoset brenda në makinën e tharrjes së bashku me peshqirët.

Në këtë mënyrë gjatë procesit të rrotullimit, topi lehtë do të godasë peshqirin duke ia rikthyer butësinë.

Praktikoni këtë gjatë çdo tharrje të peshqirëve.


Fjalet kyqe : keshilla  mund  riktheni  butesine  peshqireve  vjeter  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Toptha me kanellë
Frozen Elsa torte
Tortë me karamel