Si gatuhet brumi Sfoljat
Si gatuhet brumi Sfoljat

Si gatuhet brumi Sfoljat

Kuzhint.com

Perberesit

  • 125gr miell tip 00
  • 125gr miell tip 500
  • 140ml uje te ftohte akull
  • 50gr gjalp te shkrire
  • 175gr gjalp nga frigoriferi (te ftohte)
  • pak kripe

Pergaditja;

Vendosim ne nje tas te madh miellin e situr bashke me kripen, i hapim nje grope ne mes dhe shtojme ujin duke e perziere shume mire.

Shtojme ne kete moment edhe gjalpin e shkrire i cili duhet te jete ne temperature ambjenti dhe e punojme me dore shume shpejt duke formuar nje brume te bute.

Me majen e nje thike formojme nje kryq (+) ne siperfaqen e brumit te cilin e leme te pushoje ne frigorifer mbuluar me leter transparente per 30 minuta.

Ne kete menyre kemi perftuar ate qe quhet "detrempe".

Vendosim midis dy letrave celofoni gjalpin dhe e "rrahim" me nje rrahes mishi duke u munduar ti japim forme drejtkendeshe dhe te perftojme nje shtrese te bute dhe te holle te cilin gjithashtu e vendosim ne frigorifer per 30 minuta.

Kjo perberje ne zhargonin e perditshem quhet "beurrage".

Pasi te kete kaluar koha me siper, vendosim brumin ne tavolinen e punes te lyer me miell dhe hapim nje pete drejtekendeshe me permasa rreth 50 x 30cm.

Nxjerrim gjalpin nga frigoriferi dhe duke e rrahur hapim nje "pete" sa 2/3 e brumit sfoljat.

E vendosim gjalpin mbi pete duke mbuluar rreth 2/3 e saj, palosim anen pa gjalp mbi gjalpin dhe me pas anen qe ka gjalpin drejt qendres.

E mbyllim mire brumin anash per te izoluar gjalpin ne brendesi.

E mbeshtjellim kete brum me leter transparente dhe e vendosim ne frigorifer per 1 ore.

Ne kete moment fillojne "xhirot" e brumit sfoljat.

Nxjerrim brumin nga frigoriferi, e vendosim mbi tavolinen e punes me mbylljen qe realizuam me siper nga e djathta dhe e hapim serisht derisa te formojme drejtkendeshin 50 x 30cm gjithmone nga ana e mbylljes.

Mbyllim 1/3 drejt qendres dhe 1/3 tjeter mbi te.

E vendosim peten ne frigorifer per 1 ore tjeter dhe e perserisim kete procedure per 5 here gjithesej.

Ne xhiron e fundit, e hapim brumin ne trashesine e deshiruar sipas recetes qe po realizojme, apo e ruajme ne akull te mbeshtjelle me leter furre lyer me pak miell.

Ne kete menyre brumi sfoljat ruhet deri ne 3 muaj.


Fjalet kyqe : brumera  gatuhet  brumi  sfoljat  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Biskota per mengjes
Bakllavë  nga Blerta Morina Gashi
Keke me karota nga Merita Haliti