Si behet gjiza e embel ose rikota( me kerkese te amvisave)
Si behet gjiza e embel ose rikota( me kerkese te amvisave)

Si behet gjiza e embel ose rikota( me kerkese te amvisave)

Kuzhint.com

1 liter qumesht te fresket

1 luge caj me krip

7 luge embelsire me uthull molle ose lenge limoni

Hedhim qumeshtin ne nje tenxhere celiku(ose inoxi) dhe e leme deri sa te ngrohet mire deri ne 80 grade po jo te zieje.

Po keni thermometer uji eshte me mire.

E heqim nga zjarri qumeshtin dhe I hedhim uthullen ose lengun e limonit.

E perziejme per 1 deri ne 2 minuta.

Do te shofim qe qumeshti do te pritet.

Mbase kesaj e mbulojme tenxheren me nje peshqire guxhine dhe e leme ne qetesi per 2 ore.

Mbas 2 oresh e kullojme ne nje nape (burulluk ose jashmak) dhe kete e vendosim ne nje kullese rrjete dhe e leme deri sa te kulloje i gjithe uji ose e vendosim tek cezma qe te kulloje ne lavamane.. Ne momentin qe e kemi hequr nga napa e vendosim ne kullesen rrjete dhe rrotullojme duke e shkundur qe edhe pak uje qe i ka ngelur te kulloje.

Ne kete menyre do t’ju formohet nje si top gjize e embel e cila eshte gati per tu perdorur per cfare te deshironi ju.

Sasia qe krijohet eshte sasi e vogel sa nje kokerr portokalle.

Keshtu qe ju do e percaktoni vete sasine qe ju duhet ne baze te recetes qe do te gatuani.

Domethene sasine e qumeshtit qe do te hidhni ne tenxhere.

Ju duhet te keni kujdese ne : Ne qoftese nuk keni termometer do ta hiqni nga zjarri ne momentin qe fillon te xjerri avullin e pare ose kur krijon cipe qumeshti lart.

Ne qoftese qumeshti nxehet me shume sec duhet dhe pritet si rrere lihet qumeshti te vaket dhe plus uthulles qe i kemi hedhur me perpara i shtojme edhe 2 luge te tjera uthull


Fjalet kyqe : keshilla  behet  gjiza  embel  rikota  kerkese  amvisave  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Grure i zier (hashure) nga Familja Badalli
Rolada te vogla me kokos
Manchmelov