Shtrudlle me makë dhe arra
Shtrudlle me makë dhe arra

Shtrudlle me makë dhe arra

Kuzhint.com

Qumështin dhe ujin i kriposni dhe u shtoni sheqer, një lugë miellë dhe tharm.

Nuk duhet të pritni tharmin të reagojë, menjëherë i shtoni vezët, përziej ngadalë dhe shtojm miellin, duke përzier.

Kur të përfundoni se përzieri një kilogram miellë filloni të shtoni vaj ngapak e pastaj pjesën tjetër të miellit dhe pastaj vaj përsëri.

Përzieni mirë që të formoni brum të mirë mbulojeni me diçka dhe lereni në të ngrohtë që të nxëjë tharmi.

Brumin e nxënë ndajeni në 4 pjesë të barabarta. Çdo pjesë ngjesheni me dorë të butë dhe lereni të rrijë.

Bëjeni me miell sipërfaqen ku punoni dhe filloni t`i zhvilloni pjesët një nga një.

Secilën pjesë e lyejmë si dëshirojmë dhe e rrokullisim në strudel.

Strudle-n e shtrini në tepsi të lyer me vaj, lëreni në të ngrohtë rreth 15 minuta e pastaj e lyejmë me të verdhën e vezëve.

Vendosini të piqen në furrë të ngrohur më parë në 250 gradë celzius.

Kur strudel-ja do fillojë që ngadalë të marrë ngjyrë të verdhë, reduktoni temperaturën në 200 dhe lereni për 10 minuta ashtu, pas kësaj e kthejmë temperaturën në 250 dhe u lejojmë që të piqen deri sat ë marrin ngjyrën e verdhë të arit.

Strudle-in e gatshëm e heqim dhe e mbëstjellim me pecetë.

Ashtu të mbështjellura i lëmë 2-30 minuta e më pas munden prerë dhe shërbyer.

Përbërja - Sasia

– qumësht i vokët 4 dl,

– ujë i vokët 2 dl,

– tharm 1,

– e verdha e vezës 2,

– sheqer 5 lugë,

– kripë 1, 1/2 lugë,

– vaj 1 dl,

– miell 1200 g,

– fara lulekuqe 2

– sheqer vanile 5 lugë,

– qumësht,

– sheqer për mbushje me mak 10 lugë,

– arra të bluara 250 g,

– leng portokalli 5 lugë,

– sheqer për mbushje të arrave 10 lugë.


Fjalet kyqe : embelsira  strudle  fara  lulekuqeje  arra  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Rafaelo  me qokollad
Ritmet e duhura të vakteve
Biskota të shijshme me sheqer pluhur